Një zjarr i papritur ka përfshirë katin e  tretë të një apartamenti në Zogun e Zi, afër Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave. Nga zjarri mësohet se ka mbetur i asfiksuar një i moshuar i cili për shkak se ishte i sëmurë nuk ka mundur të dal jashtë pallatit. I moshuari është dërguar me urgjencë në spital, ndërsa abnorët e tjerë janë evakuuar.

Sipas policisë, shkak për zjarrin është bërë bombula e gazit, në apartamentin e një 79-vjeçari me inicialet B.T.

Menjëherë pranë pallatit në flakë, që ndodhet në Rrugën "Dritan Hoxha" kanë mbërritur 3 automjete zjarrëfikëse, të cilat kanë bërë të mundur vendosjen e situatës nën kontroll duke e shuar totalisht zjarrin.

zjarr zogu i zi