FUSHË-KRUJË- Një banesë është djegur mbrëmjen e sotme rreth orës 21:00 në lagjen Kastrioti të qytetit të Fushë Krujës.
Zjarri ka renë në një dhomë të banesës në pronësi SH.P. Siç raportohet, gjithçka çfarë kishte brenda dhomës është djegur plotësisht. Fatmirësisht, zjarrfikësja ka mbërritur në kohë duke shmangur djegien e pjesës tjetër të banesës, që do të përbënte një rrezik dhe për shtëpitë e tjera përreth.
Nga raportimet paraprake, bëhet e ditur se shkak ka qenë një shkëndijë elektrike, e cila ka sjellë ndërprerje të energjisë në të gjithë vendin. Familja në të cilën ra zjarri është në gjendje ekonimike të vështirë, çka ua bën të pamundur rikonstruktimin e kësaj banese.