25 të vdekur dhe 100 persona të plagosur është bilanci i një zjarri të fuqishëm që ka rënë në një spital në Arabinë Saudite. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm.
 
Sipas të dhënave bëhet e ditur se, zjarri ka nisur në një nga repartet e terapisë intensive në Spitalin e Përgjithshëm të Jazan në jug të mbretërisë.
 
Deri tani raportimet e medias lokale thonë se sapo flakët e zjarrit janë shfaqur ekspertët kanë ndërhyrë për neutralizimin e tij, por që fatkeqësisht nuk kanë mundur që të shpëtojnë të gjithë personat e prekur nga flakët që janë shpërndarë me shpejtësi.
 zjarri

Sapo të shtruarit në këtë spital janë nxjerrë e bashkë me to personat e vdekur dhe ato të plagosur, shërbimi zjarrfikës ka shuar flakët e zjarrit, ndërkohë që institucionet e specializuara kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)