Një vatër e zjarri vijon të jetë aktive në masivin pyjor të Parkut Kombëtar Lurë–Mali i Dejës.
Flakët po përhapen me shpejtësi, të favorizuara nga era e fortë dhe bimësia e dendur në këtë zonë.
Për shuarjen e zjarrit janë angazhuar rreth 20 forca zjarrfikëse, punonjës të Bashkisë Dibër, punonjës të zonave të mbrojtura, si dhe vullnetarë të zonës.
Në operacionin për neutralizimin e flakëve janë edhe dy helikopterë, të cilët po ndërhyjnë nga ajri për shurjen e zjarrit.
Vatra ndodhet në një masiv me pishë të zezë, një nga sipërfaqet e pakta që kanë mbetur në park. Ndër vite, pyjet e kësaj zone janë dëmtuar nga prerjet dhe zjarret e përsëritura.
Banorët kërkojnë ndërhyrje dhe angazhim maksimal të strukturave përgjegjëse, në mënyrë që zjarri të vihet sa më shpejt nën kontroll dhe të parandalohet përhapja e tij në sipërfaqe të tjera të parkut.
Lajmi kryesor:
Flakët përpijnë Lurën, riaktivizohet vatra në Patos! Zjarret ‘djegin’ shefin e zjarrfikëseve, largohet Cara! Sërish flakë në Dajt (VIDEO)







