Zjarri ka përfshirë mesditën e sotme zonën e Përronit të Zharrëzës, duke shkaktuar alarm te banorët e zonës.

Flakët janë përhapur me shpejtësi, të ndihmuara nga era, duke mbuluar një sipërfaqe të konsiderueshme dhe duke arritur deri pranë rrugës kryesore. Situata ka qenë kritike në disa momente, pasi rrezikohej edhe një serë që ndodhej shumë afër vatrës së zjarrit.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë nisur punën për të vënë nën kontroll flakët dhe për të shmangur përhapjen e mëtejshme.

Deri tani nuk raportohen dëme në njerëz, ndërsa operacioni për shuarjen e zjarrit vijon