Prej 2 ditësh flakët e zjarrit kanë pushtuar zonën pyjore të Vermoshit në Malësi të Madhe, duke shkruambuar disa hektarë pyje, kryesisht pisha. Zjarri dyhoshet se ka qënë I paqëllimshëm dhe është shkaktuar nga ndonjë bari i zonës, ndërsa koha e mirë ka favorizuar përhapjen e flakëve.

2 zjarrëfikse janë nisur drejt vendit të ngjarjes për të parandaluar përhapjen e zjarrit drejt banesave, ndërsa në terren ndodhen edhe 50 ushtarë që së bashku me banorët e zonës po ndihmojnë zjarrëfikesit.

Drejtuesit e zjarrfikëses bëjnë me dije zjarri është i vështirë për t’u menaxhuar për shkak të terrenit dhe për këtë kërkohet ndërhyrje nga ajri me helipoter për shuarjen e flakëve, ndërsa për ndërhyrje nga ajri i është kërkuar ndihmë edhe palës malazese e cila ende nuk është përgjigjur. Banorët janë gadishmëri për çdo situtë.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)