Zjarr pranë Portit të Shëngjinit, flakët iu afrohen banesave! Turistët duke pushuar (VIDEO)

SHËNGJIN- Një vatër zjarri është regjistruar pranë zonës së Portit në Shëngjin. Zjarri i rënë pak ditë më parë në malin e Kakarriqit raportohet se ka kaluar në zonën e Shëngjinit.

Flakët janë përhapur në masivin pyjor, duke ju afruar banesave pranë zonës së portit. Madje, në pamjet që sjell Report Tv dallohen edhe pushuesit në plazh, ndërsa masivi pyjor është në flakë.

Strukturat e emergjencave ndodhen në terren dhe janë të vendosur pranë zonës së banuar. Ndërkohë, forcat zjarrfikëse së bashku me shërbimin pyjor dhe strukturat e tjera të emergjencave kanë arritur të deportojnë pranë vatrës së zjarrit në malin e Shëngjinit dhe kanë nisur operacionin për shuarjen e flakëve. Në terren ndodhen një numër i konsiderueshëm personash ku nen drejtimin e prefektit të Qarkut Gjergj Prendi po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Nëse lidheni me këto shenja, asgjë nuk do të shkojë ashtu siç e keni imagjinuar

Nëse lidheni me këto shenja, asgjë nuk do të shkojë ashtu siç e keni imagjinuar