Një zjarr ka rënë pasditen e sotme përgjatë autostradës Fier -Vlorë, ku flakët kanë përfshirë rreth 2 kilometra të anës së rrugës, duke krijuar rrezik serioz për qarkullimin e automjeteve. Flakët janë përhapur në një sipërfaqe të konsiderueshme për shkak të temperaturave të larta dhe erës.
Tymi i dendur dhe përhapja e shpejtë e flakëve po e bëjnë kalimin gjithnjë e më të vështirë dhe të rrezikshëm për drejtuesit e mjeteve.
Sipas të dhënave paraprake, zjarri dyshohet se është shkaktuar nga djegia e barishteve të këqija, e cila ka dalë jashtë kontrollit. Forcat e Policisë, shërbimet zjarrfikëse po punojnë për izolimin dhe shuarjen e vatrës së zjarrit.
Drejtuesit e automjeteve këshillohen të lëvizin me kujdes maksimal në këtë segment rrugor, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e autoriteteve deri në normalizimin e situatës.
Komente









