Një tjetër vatër zjarri i është shfaqur në zonën me kallamishte pranë plazhit të Tales, në Lezhë, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme.
Flakët janë të favorizuara nga era e fortë, ku janë përhapur me shpejtësi përgjatë vijës bregdetare, duke djegur një sipërfaqe që shtrihet nga rreth 500 metra deri në afërsisht 1 kilometër.
Në terren kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse të Lezhës, të cilat po përballen me vështirësi për shkak të terrenit të papërshtatshëm. Prania e kënetave mes plazhit dhe zonës së përfshirë nga flakët e bën të pamundur afrimin e mjeteve zjarrfikëse pranë vatrës së zjarrit.
Sipas specialistit të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Zjarrfikës, Agustin Pepkolaj, e gjithë vëmendja e forcave zjarrfikëse është përqendruar në mbrojtjen e bizneseve dhe banesave, me qëllim shmangien e rrezikut për jetën dhe pronën e qytetarëve.
Komente







