Zjarret e qëllimshme për të djegur bimësinë janë kthyer në kërcënimin e kësaj vere në Lezhë, ku vetëm sot ka pasur dy vatra zjarri në fshatin Blinisht.
Dy vatrat e zjarrit u shfaqën brenda disa minutave në lagjen “Piraj” të Blinisht përgjatë superstradës Lezhë - Shkodër.
Raportohet se zjarrvëniet janë të qëllimshme për të eliminuar vegjetacionin e tepërt apo dhe parcelat me prodhime bujqësorë. Nga zjarret, fatmirësisht nuk pati rrezik për zonën e banuar.
Për vendosjen nën kontroll të flakëve ndërhynë forcat zjarrfikëse të cilat brenda një kohe të shpejt i vunë nën kontroll. Gjithashtu, në rrethana dyshuese u dogjën pak ditë më parë u dogjën rreth 60 hektarë sipërfaqe me ullinjë e pemëtari në Troshan dhe Zejmen, ndërsa deri tani nuk ka asnjë person te ndaluar apo proceduar për zjarrvënie.