Temperatura të nxehta dhe asnjë pikë shiu, IGJEUM paralajmëron: Këto qarqe më të rrezikuarat për rënien të zjarreve

Temperatura të nxehta dhe asnjë pikë shiu, IGJEUM paralajmëron: Këto qarqe më të rrezikuarat për rënien të zjarreve

Vendi ynë prej javësh tashmë po përballet me shumë vatra zjarri që shuhen dhe riaktivizohen për shkak të temperaturave të larta dhe thatësisë. Edhe pse shumica e zjarreve kanë qenë të qëllimshme, temperaturat e larta dhe terreni i vështirë ka ndihmuar në përhapjen e tyre.

Edhe sot IGJEUM ka paralajmëruar për situatën e zjarreve në vend duke theksuar se gjatë kësaj fundjave për shkak të temperaturave të larta dhe mungesës së reshjeve qarqet me rrezik më të lartë për t'u prekur nga zjarret janë qarku i Lezhës, Fier, Berat, Gjirokastër, Durrës e Tiranë.

Qarqet me rrezik më të moderuar janë ato të Kukësit, ku prej javësh vijon të ketë aktive vatrën në Majën e Rrunës, por edhe Vlora, e cila u dogj prej javësh në gadishullin e Karaburunit dhe fshatin Dukat.  

Qarqet më të rrezikuara nga zjarret sipas IGJEUM

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë