Zjarret në Greqi, Mitsotakis paralajmëron: Na pret një natë e vështirë, po vijnë erëra të forta! Situata jashtëzakonisht kritike, zbatoni urdhrat e evakuimit

Zjarret në Greqi, Mitsotakis paralajmëron: Na pret një natë e vështirë, po vijnë erëra të forta! Situata jashtëzakonisht kritike, zbatoni urdhrat e evakuimit

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis

‘Mbrojtja e jetës njerëzore është përparësi, prona do të rikthehet’, kështu u shpreh Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis në lidhje me situatën e rënd ëme zjarret që ka përfshirë bendin fqinj, duke i bërë apel qytetarëve që të evakuohen në zonat ku është dhënë alarmi.

Qeveria greke zhvilloi sot një mbledhje të jashtëzakonshme, për të përcaktuar mënyrën e menaxhimit të situatës.

“Ne po përballemi me një situatë jashtëzakonisht kritike. Pas 10 ditësh në flakë, vijën thirrje në të njëjtën kohë për të menaxhuar zjarre në pyje. Tre vatra, në Atikë, Evia dhe Ilia, janë shumë problematike. Përparësia jonë është të mbrojmë jetët njerëzore, tjetra është mbrojtja e pronës dhe mjedisit natyror e infrastrukturës. Fatkeqësisht, në këto rrethana, arritja e këtyre qëllimeve në të njëjtën kohë është e pamundur”, tha ai.

Duket se situata në Greqi, para se të përmirësohet, do të përkeqësohet, ndërsa Mitsotakis paralajmëroi për një natë ‘kërcënuese’ që pret vendin sonte, për shkak se vendi pritet të goditet nga stuhi ere në shumë zona të vendit.

“Ne presim erëra të forta që do ta kthejnë të gjithë vendin në një ‘fuçi’ pluhuri. Me mbrojtjen Civile kemi hartuar një plan emergjence, duke vendosur 6 rajone në gjendje alarmi. Kufizoni udhëtimet e panevojshme dhe tregohuni të kujdesshëm. Nëse ka urdhër evakuimi në zonën tuaj, zbatojeni atë menjëherë! Shtëpitë do të rindërtohen dhe pemët do të mbillen përsëri, por jetët njerëzore nuk zëvendësohen”, theksoi ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mbrojtja Civile: 05/08/2021 21:34

    O zoti Mikotaqis, po organizo Mbrojtjen Civile dhe perdore edhe popullin (pjesen e re e te shendoshe), si nje ndihme efikase dhe te dobishme ne keto raste emergjence dhe krizash. Keto reparte vullnetaresh te jene ne gatishmeri dhe ne ndihme te forcave zjarrfikese dhe ushtrise. Gjithashtu aprovojeni sa me shpejt ne Parlament, vendosjen e "DENIMIT ME VDEKJE" per kedo qe kapet duke vene flake e duke djegur. Eshte e padurueshme dhe e pashpjegueshme toleranca per keto armiq dhe maskarenj te ndyre. Duhet te vendosni friken dhe terrorin per keto agjente dhe kriminele. Patjeter Dhe Sa Me Shpejt!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Prag sezoni turistik, dezinsektimit do të nisë nga Shkodra! Koçiu: Gati për sezonin! Brci: Në kohën e duhur

Prag sezoni turistik, dezinsektimit do të nisë nga Shkodra! Koçiu: Gati për sezonin! Brci: Në kohën e duhur