Zjarret në vend! Ministria e Mbrojtjes: 6 vatra aktive! Vijojnë flakët në Bjeshkët e Bollotekut dhe mbi fshatin Tërnovë

Zjarret në vend! Ministria e Mbrojtjes: 6 vatra aktive! Vijojnë flakët në Bjeshkët e Bollotekut dhe mbi fshatin Tërnovë

Në vend janë 6 vatra zjarri që vijojnë të jenë aktive, ndërsa nga 53 vatra zjarri të raportuara, 47 prej tyre janë shuar dhe vënë nën kontroll. Ky është bilanci i raportuar sot nga Ministria e Mbrojtjes.

Sipas ministrisë, gjatë 24 orëve të fundit, situata e zjarreve në vend ka shënuar një përmirësim të dukshëm, falë ndërhyrjes së shpejtë dhe të koordinuar të strukturave operacionale të sistemit të Mbrojtjes Civile në nivel vendor dhe qendror.

Aktualisht vijon të jenë aktive, por pa paraqitur rrezik për qytetarët dhe banesat, vatrat në Bjeshkët e Bollotekut dhe mbi fshatin Tërnovë.

"Në operacionet e fundit, kanë marrë pjesë  307 forca zjarrfikëse, 130 forca ushtarake, 58 efektive nga polica e shtetit, 155 struktura të emergjencës civile të pushtetit lokal, 55 nga administrata e zonave të mbrojtura, 32 shërbimi pyjor, dhe 151 vullnetarë.  Gjithashtu, ndihma e avionit Spartan nga Rumania ka qenë  e rëndësishme për izolimin e vatrave problematike”, njoftoi Ministri e Mbrojtjes.

Po ashtu, Ministria e Mbrojtjes u kërkon qytetarëve dhe veçanërisht fermerët të shmangin kategorikisht ndezjen e zjarreve për çdo arsye dhe të raportojnë menjëherë çdo rast zjarri pranë autoriteteve përkatëse.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?