Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 6 vatra aktive! Në Selenicë digjet një banesë dhe 300 rrënjë ullinj! Në Berat, banorët ndezin mbeturinat, flakët i dalin jashtë kontrollit (VIDEO)

Në disa zona të vendit vijon të jetë problematike situata e zjarreve. Deri më tani raportohen nga Ministria e Mbrojtjes 6 vatra aktive zjarri. Në fshatin Velçan të Beratit vijon zjarri në pyllin me dru "Mare”. Po ashtu, edhe në fshatin Bogë të  Malësisë së Madhe. Gjithashtu, vazhdon puna për izolimin e plotë të  vatrës së zjarrit  në fshatin Ndërshen  të njësisë administrative Orosh në Mirditë. Në fshatin Qukës Skëndërbej në Gramsh, në afërsi të Rezervatit Dardhë-Xhyrë, vijon puna  për vendosjen nën kontroll të flakëve në një sipërfaqe me pyjore pishe dhe ahu. Po ashtu, në fshatin Halil, në zonën e mbrojtur Zgërdhesh të Krujës, po vazhdon ndërhyrja edhe me helikopter nga ajri, veç punës së forcave në terren. Ndërsa në Lemonit të Maliqit, është bërë lokalizimi i dy vatrave të zjarrit dhe po punohet për fikjen e tyre.

Në 24 orët e fundit pas një punë  të pandërprerë e u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave në: Fshatin Bërzane të Lezhës; fshatin Bogovë, të Skraparit; fshatin Drenovicë të Dimalit; fshatin Culaj të Malësi e Madh; fshatin Oblikë dhe Tek Stacioni i trenit në Shkodër; fshatin Kishe-Arrë, fshati Karmë, fshatin Bushat dhe fshatin Kosmaqe, të Vau-Dejës; në lagjen Mehaj të Koplikut; në veri të rezervuarit Këlcyrë; fshatin Mekat dhe fshatin Lezhan të Vlorë; në Malin e Gravës, bashkia Finiq; në fshatin Mustafa Kocaj të Tiranës; në Otllak të Beratit; fshatin Shetaj të Durrësit; në kodër tek Kisha e Luzit në Krujë, si dhe  në  "perroin e zi" të Belshit.

Në aksionet për shuarjen e flakëve gjatë 24 orëve janë angazhuar 435 efektivë zjarrfikës, Forca të Armatosura, forca bashkiake, forca policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimi pyjor, forca vullnetare, 46 mjete zjarrfikëse dhe një helikopter.

Helikopteri ka ndërhyrë në fshatin Shetaj të Durrësit, në fshatin Ndërshen të Mirditës dhe në fshatin Halil të Krujës.

Prej disa ditësh në fshatin Lezhan, në bashkinë Selenicë për shkak të një zjarri i cili është shuar sot, janë djegur 25 ha shkurre si dhe 300 rrënjë ullinj. Po ashtu për shkak të zjarrit ka marrë flakë edhe një banesë, e cila është në pronësi të Laver Aliajt. Po ashtu një zjarr është shfaqur në orët e para të mëngjesit edhe në fshatin Lapardha në Berat. Kanë qenë fermerët të cilët i kanë vënë mbetjeve zjarrin dhe më pas janë larguar. Zjarri është riaktivizuar duke dalë jashtë kontrollit.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:03
Zjarri në Orosh të Mirditës, ndërhyet me helikopter, rrezikohen 3 banesa

 

Vijon të jetë aktiv dhe me intensitet të lartë zjarri në pyllin me pisha dhe lisa në fshatin Ndershen të Njësisë Adiminstrative të Oroshit në Mirditë.

Raportohet se si pasojë e zjarrit rrezikohen dhe 3 banesa. Për vendosjne nën kontroll të flakëve vazhdon ndërhyrja më të gjithë forcat, ku gjithë zjarrfikëset dhe autoboti janë stacionuar pranë shtëpive, ndërsa  po ndërhyhet edhe me helikopter, në vatrën pranë banesave, largësia nga vatra me shtëpitë është 10-15m.

1658846780_page.jpg

Ora 11:16
Zjarri në Zgërdhesh të Fushë Krujës, ndërhyn helikopteri për shuarjen e flakëve (VIDEO)

 

Për shuarjen e zjarrit në Zgërdhesh të Krujës ka ndërhyrë helikopteri për shuarjen e flakëve. Deri tani janë djegur rreth 300 rrënjë ullinj dhe mbi 50 hektarë pyll. Nuk rrezikohen banesa, por vetëm dy shtëpi të cilat janë të braktisura. Operacioni vijon nga toka dhe nga ajri.

Ora 10:51
Zjarr në Gjirokastër, dyshohet se dy fëmijë i kanë vënë flakën një grumbulli me mbeturina (FOTO)

1658825576_zjarri.PNG

Bie zjarr në lagjen Zinxhira në qytetin e Gjirokastrës. Reparti zjarrfikës ka shkuar menjëherë në vendngjarje për të verifikuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe konstatuar dëmet e shkaktuara. Mendohet se zjarri ka qenë i shkaktuar nga dy fëmijë të komunitetit rom teksa ishin duke djegur një grumbull mbeturinash.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ardit Rada: Nesti, Aleksi dhe të tjerët…

Ardit Rada: Nesti, Aleksi dhe të tjerët…