Zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në bazën materiale të stacionit kryesor të furnizimit me ujë të qytetit të Fierit. Sipas drejtorit të Shoqërisë Rajonale të Ujësjellës-Kanalizimeve Fier, Gentian Alikaj, flakët tashmë janë shuar, ndërsa ndërhyrja e parë për neutralizimin e tyre është bërë nga punonjësit e ujësjellësit. Sipas tij, shërbimet zjarrfikëse në ato momente ishin të angazhuara kryesisht në mbrojtjen e banesave të rrezikuara nga zjarri.
“Dëme të shumta materiale. E gjithë baza materiale në linjat e furnizimit me ujë, mjetet motorike dhe transformatorët janë jashtë funksionit. Kemi marrë masat për ruajtjen e perimetrit të sigurisë, në mënyrë që të furnizohet pa ndërprerje qyteti i Fierit.
Kemi njoftuar zjarrfikësen. Duke qenë se kishte dëme në banesa, kryesisht ishte e udhës që zjarrfikësja të kishte nën mbikëqyrje jetët e njerëzve dhe banesat. Fillimisht ndërhyrja është bërë nga punonjësit e ujësjellësit, më pas ka mbërritur zjarrfikësja.
Aktualisht nuk kemi më probleme. Automjetet, një pjesë kanë qenë jashtë përdorimit, një pjesë funksionale. Kemi pasur prioritet furnizimin me ujë dhe jo automjetet. Nuk ndikon në furnizimin me ujë të qytetit”, Gentian Alikaj.
Lajmi kryesor:
Zjarri në Drizë të Fierit/ Rrezikohen banesat, evakuohen 11 familje! Ndërhyrje me 2 helikopterë! Shoqërohen 2 persona, dyshohet për zjarrvënie (VIDEO)






