Zjarret në vend, 2 avionë grekë vënë nën kontroll flakët në Dropull! 3 vatra aktive në Margellic të Fierit, në Bogë të Malësisë së Madhe dhe Rehovë të Poliçanit

Situata nga zjarret vijon të jetë aktive në të gjithë vendin. Edhe pse pas 24 orësh vatrat e zjarrit të përhapura në Dropull, janë vënë nën kontroll pas ndërhyrjes së 2 avionëve grekë si dhe helikopterit të Forcave të Armatosura, sërish probleme me zjarrin ka dhe në disa fshatra të vendit. Bëhet fjalë për fshatin Bistricë të Sarandës në Margellic të Fierit si dhe në disa zona të cilat përmendi Emergjenca Civile, në fshatin Rehovë të Poliçanit dhe Bogës të Malësisë së Madhe.

Zjarri në Gjirokastër u stabilizua duke larguar në këtë mënyrë edhe rrezikun e përhapjes së flakëve në drejtim të Finiqit e parkut të Syrit të Kaltër. Helikopteri i Forcave të Armatosura, i cili u furnizua me ujë në liqenin e Peshkopit, në mëngjesin e sotëm ka kryer të paktën 12 fluturime.

Zjarri po shkon drejt shuarjes totale në lartësitë e fshatrave të Dropullit aty ku u shfaq një ditë më parë. Dy avionë dhe dy helikopterë nga Greqia kanë kryer 24 inkursione në terren përgjatë mbasditës së djeshme dhe sot në mëngjes, duke bërë të mundur largimin e rrezikut për avancimin e zjarreve në qendrat e banuara.

Sipas informacioneve nga terreni, PMNZSH Dropull, është punuar në terren për gjatë gjithë natës nga forcat zjarrfikëse për shuarjen e zjarreve. Nga përllogaritja e deritanishme në terren, bëhet me dije se nga zjarri është shkaktuar një dëm i pallogaritshëm në pyje dhe në kullota. Sipas vlerësimeve paraprake zjarri i djeshëm ka shkaktuar djegien e 30 ha pyje dhe 270 kullotë.

1659248708_avione.jpg

Ndërhyrja e avionëve

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:29
Avionët grekë në ndihmë të Shqipërisë, vijojnë punën në Finiq për shuarjen e flakëve

1659283906_zjarrrr.jpg

Pas shuarjes së zjarreve në ishullin e Sazanit dhe Malin e Çikës, Greqia i është përgjigjur në mënyrë të menjëhershme kërkesës së bërë nga Shqipëria në Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian. Agjencia e Mbrojtjes Civile shqiptare njofton se falë strukturave të mbrojtjes civile dhe reagimit të shpejtë të fqinjëve tanë grekë me dy avionë PZL M18 u bë e mundur shuarja e zjarrit në zonën e Dropullit dhe shmangia e rrezikut për banesat.

Aktualisht dy avionët grekë po ndihmojnë forcat zjarrfikëse dhe strukturat e Mbrojtjes Civile për shuarjen e zjarrit në bashkinë Finiq. Mekanizmi i Mbrojtjes Civile Evropiane ka përqendruar në Greqi një pjesë të resurseve të tij, për t’u ardhur në ndihmë shteteve evropiane në periudhën e verës, kur edhe risku nga zjarret është i lartë.

Ora 18:11
Vijon ‘beteja’ me zjarrin në Margellic të Fierit, digjen 200 rrënje ulliri! Terreni i vështirë detyron zjarrfikësit të përdorin mjete rrethanore (VIDEO)

 

Vijon beteja me zjarrin në Margellic të Fierit ku aktualisht janë djegur 200 rrënjë ulliri, pronë e fermerëve. Terreni i vështirë i detyron  zjarrfikësit të shuajnë zjarrin me mjete rrethanore.

Ora 16:11
Zjarr masiv në zonën e Margellicit në Fier! Flakët favorizohen nga era (VIDEO)

 

Një zjarr ka prekur zonën e Margellicit në Fier. Flakët favorizohen nga era. Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta zjarrfikësesh.

 

Ora 11:47
Situata nga zjarret në vend, Emergjencat Civile: 11 vatra janë shuar, flakët ende nuk janë shuar në Bogë të Malësisë së Madhe dhe Rehovë të Poliçanit

 

Emergjencat Civile kanë dhënë informacione në lidhje me situatën nga zjarret në vend. Bëhet me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar për 11 vatra zjarri, nga të cilat 8 janë shuar dhe 3 janë ende aktive. Sipas Emergjencave Civile, vijojnë që të jenë aktive vatrat e zjarrit në fshatin Bogë në Malësinë e Madhe, ndërsa po punohet për shuarjen e flakëve. Po ashtu edhe në fshatin Rehovë në Poliçan vijon që të jetë aktive vatra e zjarrit në, ndërsa janë rreth 50 efektivë të FA që po punojnë për shuarjen e flakëve. Dy avionë mbërritën në Dropull nga Greqia për të ndihmuar në fikjen e zjarrit, të cilët mbajtën nën kontroll banesat në afërsi.

‘Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile ne AKMC, gjatë 24 orëve të fundit  janë raportuar 11 vatra zjarri. Nga te cilat janë shuar 8 vatra zjarri dhe janë aktive 3 vatra zjarri.

U bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave:

në fshatin Dhores, bashkia Skrapar;

në vendin e quajtur Ligata, bashkia Elbasan;

në fshatin Sovjan, bashkia Maliq;

në fshatin Derven Kodër, bashkia Krujë;

në fshatin Saver, bashkia Lushnje;

në vendin e quajtur Berdenesh, bashkia Sarandë;

në fshatin Gumenicë, bashkia Selenicë,

ne fshatin Ndershen, bashkia Mirdite.

Per shuarjen e zjarreve gjate 24 oreve jane angazhuar kapacitetet operacionale në nivelin vendor dhe ne nivelin qendror.

Jane angazhuar 255 forca operacionale nga Sherbimi i mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi, Forca  te Armatosura, forca bashkiake, forca policore, AdZM, sherbimi pyjor, forca vullnetare si dhe 28 mjete zjarrfikëse dhe mjete te tjera operative.

Vijojne aktive vatrat ne: në fshatin Bogë, bashkia Malësi e Madhe, vijojne pune forcat e Adzm dhe te bashkisë per normalizimin e situates.

në fshatin Rehovë, bashkia Poliçan, ku me gjithë punën e forcave zjarrfikëse dhe bashkiake nuk u be e mundur fikja e saj dhe sot ne orët e para te mëngjesit ka vazhduar operacioni me mbështetjen dhe te 50 efektive te FA.

në fshatin Goranxi, bashkia Dropull, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me barishte dhe pemë me lartësi 3-4 metra. Zjarri i ndihmuar dhe nga era mori përmasa te menjehereshme duke rrezikuar fshatrat Derviçan, Frashtan dhe Grapsh.

Nderhyrja e forcave operacionale ka qene e menjhereshme duke shmangur rrezikun e djegjes se banesave. Bashkia Dropull ne kete situate u mbështet me mjete zjarrfikëse nga bashkitë Libohovë, Gjirokastër, Këlcyrë, Përmet, Memaliaj, Sarande, Finiq dhe Forcat e Armatosura. U angazhuar 144 forca operacionale dhe 12 mjete zjarrfikëse.

Duke marre ne vleresim situatën e krijuar ne bashkinë Dropull eshte aktivizuar sistemi i Mekanizmit te Mbrojtjes Civile te Bashkimit Evropian (ERCC), nga ku Greqia ka ofruar asistence nderkombetare me 2 avione per nderhyrje nga ajri.

Me nderhyrjen nga ajri dhe toka pergjate gjithe dites se djeshme edhe deri sot eshte bere e mundur mbajtja jashte rrezikut e banesave dhe banoreve. Sot ne oret e para te mengjesit ka filluar nderhyrja nga ajri me helikopterin e Ministrise Mbrojtjes dhe dy avioneve te Qeverise Greke.

Strukturat e sistemit të mbrojtjes civile janë në gatishmëri të plotë me të gjitha kapacitetet nga toka dhe ajri për mbajtjen nën kontroll të situatës në të gjithë vendin. Ju lutemi qytetarëve raportoni menjëherë vatrat e zjarrit pranë cdo strukture te sistemit te mbrojtjes civile.

Cdo njoftim i juaj per vatrat e zjarreve apo fatkeqesi te tjera do te vere menjëherë ne levzje sistemin e mbrojtjes civile duke bere aktivizimin e forcave operacionale ne nivel vendor dhe qendror ne mënyrë që ato të izolohen sa më parë, për të mos rrezikuar të çojnë në dëme të pallogaritshme. Gjithashtu rikujtojmë se zjarret e qëllimshme ose nga pakujdesia dënohen sipas ligjit.’- njofton ministria e Mbrojtjes.

Ora 11:30
Zjarr në Bistricë të Sarandës, kërkohet ndihma e 40 forcave dhe mjeteve të armatosura

 

Aktualisht në vendngjarje ndodhen 1 mjet zjarrfikës i bashkisë Finiq dhe 1 mjet i forcave të armatosura, të cilat janë në gatishmëri për të penguar zbritjen e zjarrit drejt fshatit Pecë dhe Parkut të Syrit të Kaltër. Është kërkuar ndihmë dhe pritet mbërritja e 40 forcave dhe mjeteve të forcave të armatosura

Ora 10:09
2 avionë dhe 2 helikopterë grekë vënë nën kontroll zjarrin në Dropull

 

Zjarri në zonën e Dropullit në Gjirokastër është vënë nën kontroll në pjesën më të madhe të territori, pas ndërhyrjes së 2 avionëve dhe 2 helikopterëve grekë.

M.Q.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbërori: 31/07/2022 09:26

    Futen grekët si në tokat e babes në Shqipëri, vet e ndezin dhe dhe vet e shuajn . Kurse ky tradhtari shqipfolës për km e ka problemin e serbis se si ta ”kthej prapa shtetësin e Kosovës ” , sepse ështé betuar për këtë gjë para kishtarëve ortodoks

    Përgjigju
    • A. N.: 31/07/2022 14:26

      Futen greket sepse e dine qe ana shqiptare po perdor mjete primitive me te cilat nuk ka asnje shans qe te fike ndonje gje.

    • Vin: 31/07/2022 12:38

      Po mor tope po greku ta ka fajin gjithmone ,shif mos i fik erdogani me ndonji duva.

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Publikohet deklarata e përbashkët, ja çfarë u diskutua në Bruksel

Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Publikohet deklarata e përbashkët, ja çfarë u diskutua në Bruksel