Yllka Sheta, nënkryetarja e bashkisë Krujë tha se gjendja në lidhje me zjarret paraqitet e qetë, megjithatë ajo nënvizon se shërbimet zjarrfikëse po monitorojnë të gjitha vatrat.

“Gjendja duket e qetë aktualisht, por gjithë këto pesë ditë na kanë treguar se tani mund të jesh i qetë dhe më vonë të dalë gjendja jashtë kontrollit. Po punohet në terren të neutrazlizojnë të gjitha vatrat që mund të jenë të rrezikshme. Falë forcave zjarrfikëse, atyre të emergjencës dhe komandës zjarri është mbajtur në kontroll që mos t’u afrohej banesave”, tha Yllka Sheta, nënkryetare e bashkisë Krujë.


Lajmi kryesor:

Pamjet me dron, ndërhyjnë 2 helikopterë për vënien nën kontroll të zjarreve në Lundër e Priskë! Në Krujë flakët 400 metra larg banesave, zjarrfikësit: S'dorëzohemi derisa të shuhen (VIDEO)