Zjarri i rënë në Laboratorin Kriminalistik të Policisë së Shtetit është shkaktuar nga dy llamba neoni, të prodhimit kinez të cilat nxehen në temperaturën 70 gradë. Ky është konkluzioni i ekspertëve kriminalistë në lidhje me zjarrin e rënë në laboratorin e Policisë së Shtetit, një javë më parë, duke shkaktuar djegien e disa orendive dhe sendeve të tjera në një nga korridoret e katit të dytë si dhe një sasie të vogël lëndësh narkotike.
Në këtë mënyrë është konfirmuar se zjarri ka qenë aksidental dhe jo i qëllimshëm siç akuzoi opozita në fillim Ministrinë e Brendshme, se zjarri ishte vënë për të zhdukur provat e operacioneve antidrogë. I menjëhershëm qe edhe reagimi i ministrit të Bredshëm në faqen e tij zyrtare në Facebook.
“Tani që ekspertiza thotë se zjarri ishte aksident nga rrjeti elektrik, do kërkojë falje PD për 10 konferencat me akuza kundër meje për zjarrvënie të qëllimshme?”, shkruan Tahiri.
Prokuroria iu ka drejtuar disa pyetje ekspertëve kriminalistë të Policisë, për të sqaruar edhe detajet dhe shkaet e zjarrit.
Shqiptarja.com disponon kopjen e aktit të ekspertimit të dorëzuar në prokurorinë e Tiranës nga ekspertët kriminalistë të Policisë së Tiranës, duke iu përgjigjur katër pyetjeve, lidhur me shkakun e zjarrit në laborator, burimin e nxehtësisë që sipas specialistëve është një elektromagnetik, e që sipas mënyrës së vendosjes së ndriçuesit nuk ka qenë i sigurtë me elementët e shtrirjes së kabllit.
Sipas eskpertëve zjarri ka nisur fillimisht pranë pozicionit të ndriçuesit, çka ka sjellë edhe nxehjen llambës. Si shkak ekspertët kanë përmendur edhe mosfiksimin i tokëzimit të ndriçuesit, çfarë ka sjellë rënien e ndriçuesit nga tavani, mbi tavolinën që mbahej në korridor. Aty pranë në dysheme, ka qenë edhe një sasi lënde narkotike e djegur, që konfirmohet nga mbetjet e konstatuara.
Pavarësisht kësaj nuk përcaktohet se cila ka qenë sasia e lëndëve narkotike që është djegur. Burimet e policisë thonë janë dëmtuar 20 mostra provash, prej tyre i 12 mostrave kanabis sativa, që ishin vendosur në tavolinë në korridor për t’u tharë, e që janë pa autorë; dhe për 8 të tjera, që janë të regjistruara me autorë. Në lidhje me këtë rast, prokuroria ka rekomanduar përmirësimin e gjendje së ambienteve të laboratorit për të shmangur raste të ngjashme. Ndërkaq prokuroria ende nuk ka vendosur si do të vijohet më tej, por burimet thonë se për rastin pritet të kryhet një analizë mbi rrethanat.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com