Zbardhet si ra zjarri masiv në tregun e Shkodrës, u shkaktua nga dy fëmijë që po luanin! 80 tregtarë në qiell të hapur

Zbardhet si ra zjarri masiv në tregun e Shkodrës, u shkaktua nga dy fëmijë që po luanin! 80 tregtarë në qiell të hapur

Pamje nga djjegia e tregut të rrobave të përdorura në Shkodër

Policia ka zbardhur shkakun e zjarrit masiv që përfshiu tregun e rrobave të përdorura ditën e djeshme (14 qershor 2024) në Shkodër, në lagjen Qafëhardhi.

Përmes një njoftimi zyrtar, blutë bëjnë se si rezultat i veprimeve hetimore të kryera, dyshohet se zjarri masiv është shkaktuar nga se dy të mitur 9-vjeçarë që kanë qenë duke luajtur në afërsi të tregut.

“Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër nën drejtimin e Prokurorisë, kanë vijuar intensivisht hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes në tregun e rrobave të përdorura ku si pasojë e zjarrit të rënë u shkaktuan dëme të shumta materiale.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera rezultoi se dy të mitur 9-vjeçarë që kanë qenë duke luajtur në afërsi të tregut, dyshohet se kanë shkaktuar zjarr në tregun e rrobave të përdorura”,-njofton policia.

Tregtarët kërkojnë ndihmën e shtetit për të rikthyer tregun dhe ti ndihmojë për të dalë nga kjo situatë.

“Kemi 22 vite që tregtojmë këtu”,- tha një tregtare.

“Na është djegur i gjithë malli që kishim aty, çdo gjë është shkrumbuar”,- tha një tjetër.  

“Shteti të na ndihmojë. Të gjitha taksat i kemi paguar, kemi hedhur miliona këtu. Shyqyr që kemi shpëtuar vet, por shteti të mendoj sepse e kemi bukën e gojës. Një ditë pa punë, një ditë pa bukë. Jemi nga shtresë e lodhur, e kemi me djers dhe me gjak. Vini dorën në zemër për këto familje që janë në hall sot. Jam e shokuar”,-deklaroi një tjetër.

Për shefin e repartit të zjarrfikësve Shkodër, Bashkim Ramaj, zjarri që që përshiu tregun e rrobave të përdorura në Shkodër, është si më i madhi në 20 vite.

Kryebashkiaku Benet Beci njoftoi se për shuarjen flakëve u mobilizuan 21 mjete zjarrfikëse, të repartit të Shkodrës, nga Malësia e Madhe, Lezha, Ulqini dhe Tivari.

Po ashtu, në terren zbarkuan 110 efektivë të forcave zjarrfikëse, 30 efektivë të Policisë Shkodër, 20 efektivë të repartit të FNSH, 3 autoambulanca me personel nga Spitali i Shkodrës, 110 punonjës të Bashkisë Shkodër dhe 30 efektivë të Repartit Ushtarak Vau Dejës.

K.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni urdhrin për heqjen e pushimeve verore për policët?



×

Lajmi i fundit

Do të gjeni forcën dhe energjinë për të ecur para...Çfarë thonë yjet për ju sot

Do të gjeni forcën dhe energjinë për të ecur para...Çfarë thonë yjet për ju sot