Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu këtë të diel vend-depozitimin e mbetjeve në landfillin e Bushatit në Shkodër, është vënë nën kontroll nga forcat zjarrfikëse.
Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe punës intensive të 7 mjeteve zjarrfikëse dhe mbi 20 forcave në terren, është bërë e mundur që flakët të mos përhapen në sipërfaqen kryesore të mbetjeve, duke shmangur përmasa edhe më të mëdha të zjarrit.
Megjithatë, rreziku mbetet ende prezent për shkak të natyrës së mbetjeve dhe mundësisë së riaktivizimit të vatrave të zjarrit. Forcat zjarrfikëse vijojnë monitorimin e situatës dhe po punojnë për eliminimin e plotë të çdo rreziku.
Komente










