Një zjarr i fuqishëm ka djegur 5 ha kullotë dhe 130 rrënjë ullinj në Livadhja të bashkisë Finiq.

Zjarri ka rënë si pasojë e shkëputjes së një kabulli elektrik.Nga zjarri janë rrezikur edhe 5 banesa, por pa pësuar dëmtime pasi është shuar nga ndërhyrjet e zjarrëfikseve.

Zjarri është fikur pas disa orësh nga 30 forca zjarrfikse dhe ndërhyrja e policisë dhe sipas tyre nuk ekziston mundësia që zjarri të ketë një riaktivizim të mundshëm.



(Kullotat e djegura nga zjarri)