Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi dje dhënien e bonusit të qirasë prej 40 mijë lekësh për 37 familjet që u prekën nga zjarri që ra te pallati në kompleksin ‘Arlis’. Alfred Kika Muharremi, Këshilltar i PS në Bashkinë e Tiranës i ftuar sot në ‘Studio Live’ nën moderimin e Ermal Qorit tha se mbledhja e djeshme ishte e jashtëzakonshme.
“Ishte një mbledhje e jashtëzakonshme e Këshillit Bashkiak e thirrur nga të gjithë anëtarët, ka pasur një unamimitet në drejtim të saj për t’iu përgjigjur të gjithë banorëve. Këshilli do të merret me subvencionimin e banorëve me 40 mijë lekë në muaj. Ne kemi treguar se jemi gjithmonë pranë qytetarëve. Kemi të bëjmë me një pallat që nuk ka përfudnuar koalidimi, hetimet do të tregojnë si ka qenë standardi i cilësisë së ndërtimit”, tha Muharremi.
Ndër të tjera ai shtoi se anëtarët e PS kanë kërkuar të ngrihet edhe një task forcë për të monitoruar standardet dhe cilësitë e ndërtimeve të fundit. Po ashtu Muharremi vuri në dukje edhe ‘përplasjet’ mes përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës një ditë më parë, ku theksoi se gjatë qeverisjes së tyre apartamentet shiteshin si domate.
"Nga ana e anëtarëve të PS është kërkuar të ngrihet një task forcë për të monitoruar standardet dhe cilësitë e ndërtimeve të fundit. Anëtarët e PD-së folën për cilësinë e ndërtimit, por duhet të kuptojmë se gjatë qeverisjes së këtyre që duan vetëm të dezinformojnë dhe krijojnë panik te qytetarët, ne kemi godina të ndërtuara nga kompani që iu është mundësuar leja ndërsa kanë pasur detyrime të mbatura. Dikur apartamenti shitej si të ishte domate. Sot kemi një forcim të ligjeve, një forcim të standardeve si bëhen ndërtimet. Koçiu është në koordinim me të gjitha institucionet për të monitoruar lejet për ndërtimet e dhëna” theksoi Muharremi.
Komente










