Zjarri masiv që përfshiu pallatin 12 katësh të "Arlis", pranë QSUT-së të martën, dyshohet të jetë shkaktuar nga pakujdesia e disa të miturve. Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se pasi janë administruar pamjet e kamerave të sigurisë të bizneseve përreth, që hedhin dritë mbi ngjarjen.
Në video shfaqen pesë të mitur që qëndrojnë për disa minuta në pjesën e pasme të një marketi, aty ky nisën flakët në fillim. Pak më vonë dy prej tyre largohen duke mbajtur në duar një objekt të paqartë, që dyshohet të ketë qenë një copë letër.
Të miturit e hedhin atë mbi disa kuti kartoni të vendosura jashtë marketit dhe largohen menjëherë nga vendngjarja. Vetëm pak minuta më vonë, në të njëjtin vend shfaqet tym, i cili në një kohë shumë të shkurtër shndërrohet në flakë, duke u përhapur me shpejtësi në fasadën e pallatit dhe duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Për këtë ngjarje nën hetim është vënë pronari i kompleksit ‘Arlis’ Armando Lilo si dhe 2 punonjëse të marketit. Sakaq, është arrestuar menaxherja e marketit, administratori i pallatit, inxhinieri drejtues i punimeve dhe administratori i subjektit që ka bërë punimet për fasadën e kompleksit.
Lajmi në përditësim...
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Komente










Femijet mund te kene vene zjarrin,por ku keni pare nje supermarket ne Perendim t'i lere pleherat dhe kartonet jashte,njelloj si qytetaret e zakonshem?! Edhe qytetareve u kerkohet t'i fusin ne thase te lidhur ,t'i vene ne kontenjeret e pleherave e t'i seleksionojne e t'i riciklojne sipas rregullave.Ketu tek ne,supermarketet e bejne ndarjen e depozitimin e mbetjeve brenda ambienteve te tyre te caktuara per kete pune,ose jashte,por kontenjeret jashte i kane te mbyllur dhe me celes.Pse nuk veprohet keshtu dhe ne Shqiperi?
PërgjigjuTe miturit ndoshta kane edhe te rritur qe quhen prinder....
Përgjigju