Baze: Zjarrvënësit, që do të 'përzgjedhim' më 30 Qershor!

Baze: Zjarrvënësit, që do të 'përzgjedhim' më 30 Qershor!

E vetmja gjë që binte në sy  pasi kaluan trazirat e vitit 1997, ishte përpjekja e protagonistëve të dhunës së asaj kohe, për të larë duart nga ato që kishin ndodhur. Për shkak se situata doli jashtë kontrollit dhe degjeneroi në dhunë dhe vrasje, ata që ishin në krye të Komiteteve të Shpëtimit (si këto Komitetet për Mbrojtjen e Demokracisë),  përpiqeshin të hiqnin emrat nga gazetat, ata që e kishin nisur protestën, me idealizëm dhe me të drejtën e tyre për votën e lirë, apo humbjen e parave, shmangnin protagonizmin publik, politikanët kryesorë të vendit, bënin sikur nuk ishin ata që i kishin vënë flakën vendit, ndërsa shumë gazetarë sikur nuk ishin ata që ishin përdorur në këtë luftë.

Fatos Lubonja nuk kishte qejf t’ia kujtoje Forumin për Demokraci, Sali Berisha nuk kishte qejf t’ia kujtoje djegien e “Koha Jonë” dhe rrahjen e Edi Ramës, Ndre Legisit, Kastriot Islamit e Neritan Cekës, nuk kishin qejf t’ia kujtoje shoqërinë me Zani Çaushin,  gazetarëve nuk kishin qejf t’ua kujtoje çfarë kishin shkruar, e kështu me radhë.

Tani ka nisur një histeri e re.

Disa kokoroçë të PD, bëjnë thirrje për vëllavrasje, betohen se janë gati të flijohen dhe se nuk i tremben plumbit a burgut, dhe shoh që palët janë ndarë pro dhe kundër tyre.

Një grup mbështetësish të PD, nga ata që mendojnë se Luli këtë herë nuk do t’i heqë nga lista, kanë filluar të imitojnë nismën #me too, e cila në fakt ka pasur në qendër të saj, denoncimet për dhunën seksuale mbi femrat vite më parë, dhe e kanë adaptuar atë si angazhim kundër zgjedhjeve.

Dyshja opozitare formale Basha- Kryemadhi dhe dyshja opozitare reale  Berisha- Meta, janë në përpjekje për të dhënë mesazhe të paqarta, ndryshe për ndërkombëtarët dhe ndryshe për elektoratin, për të mbajtur ndezur zjarrin e protestave deri më 30 qershor.

Një duzinë njerëzish që japin opinionet e tyre në ekrane oligarkësh, kanë filluar klasifikohen si gazetarë dhe janë në garë me njëri- tjetrin kush të gradohet zëdhënësi i revolucionit.

Dhe natyrisht, një shumicë shqiptarësh, që e urren këtë që po ndodh, është e irrituar me ta.

Merreni më qetë këtë histori. E vetmja gjë që të bëni, është të botoni çdo thirrje, të mos i çensuroni, të mos i anatemoni për atë që bëjnë, se nuk ja vlen. Lerini të shfaqen, lerini të lënë gjurmët e tyre në atë turp që mund të ndodhë.

Ajo që ka rëndësi më 30 qershor, është që të provohet, që kjo histori nuk është më një teatër, që mund të mbyllet me një përplasje duarsh “qepalla”, siç bëjnë kalamajtë që pajtohen, pasi janë sharrë nga mami.

30 qershori është një ditë e rëndësishme për Shqipërinë, jo se do na japë zgjedhje, por se do na japë një humbës të kësaj historie të shëmtuar.

Shqipëria nuk mund të shkojë nga kriza në krizë, duke mos humbur askush.

Ndaj mos u zemëroni me këta që bëjnë thirrje për luftë, këta që krekosen se do vrasin njerëz, apo të tjerë se do djegin të gjallë njerëzit duke votuar. Vetëm botojuni emrat, fytyrat dhe lëreni me aq.

Pas disa muajsh do kemi plot kërkesa të fshijmë postimet e tyre në gazeta, dhe plot alibi se deklaratat janë nxjerrë jashtë kontekstit.

Pak a shumë janë i njëjti kontigjent që bënë dhe ’97-n. Dhe të njëjtët që pastaj të nxirrnin sytë kur ua kujtoje.

30 qershori është një ditë e madhe, jo se nuk do të ketë përplasje, siç qetëson Edi Rama, por se duhet të ketë një përplasje, për të prodhuar një humbës kjo histori.

Revolucion pa të mundur dhe rezistencë pa fitimtarë nuk mund të ketë. Ndryshe 30 qershori do të jetë vazhdimi i gjobave të humbësve ndaj fitimtarëve, dhe jo ditë zgjedhjesh.

Dhe nuk është dita që do të zgjedhim kryebashkiakët e historisë, se ata i dimë që sot. Është dita që do të zgjedhim dështakët e histerisë.

Të cilët, 30 qershori do t’i përzgjedhë si zjarrvënës./ Tema

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hinglateri: 28/06/2019 12:40

    Nard Noka e Flamur Noka figura te. tralla te Shqiperise hidtoria fo shkruhet per ta

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja