Znj.Tefta gatuan “Petë të mbushur me pulë”
& “Dardhë me verë të bardhë”
Nxënësja e shkollës së mesme së Hoteleri-Turizmit, Prishila Elezaj ka vijuar ditën e tretë të gatimit në emisionin rreze Dielli. Ajo ka vëzhguar me vëmendje Zonjën Tefta në përgatitjen e recetave të ditës.
Nxënësja e shkollës së mesme së Hoteleri-turizmit, Prishila Elezaj ka vijuar ditën e tretë të gatimit në emisionin rreze Dielli.
Ajo ka vëzhguar me vëmendje Zonjën Tefta në përgatitjen e recetave të ditës.
“Petë e mbushur me pulë dhe patëllxhanë” dhe “Dardhë me verë të bardhë” kanë qenë dy recetat e përzgjedhura nga zonja Tefta dhe të përgatitura me fantazi për shikuesit e kësaj rubrike të përditshme.
Prishila, tanimë më e lirshme dhe e ambientuar me kamerat ka ndjekur këshillat e mësueses së saj dhe është treguar e vëmendshme për memorizimin e përbërësëve.
Nxënësja Elezaj ditën e premte do të vihet në provë dhe do të gatuajë dy gatime të zgjedhura rastësisht pa asnjë ndihmë brenda afatit kohor të përcaktuar.
Do të jetë juria e përbërë nga një mësuese, një shef kuzhine dhe zonja Tefta ata që do të vlerësojnë me pikë punën e nxënëses Elezaj.
Ky konkurs do të sjellë çdo javë një konkurrent të ri deri në finalen e madhe, e cila do të zhvillohet në muajin qershor.
Në fund të çdo jave nxënësit do të pajisen me certifikatë dhe me një dhuratë me pajisje elektroshtëpiake.
Finalja do të nxjerrë dhe fituesin, i cili do të jetë konkurrenti me më shumë pikë.
Receta e parë , Petë e mbushur me pulë dhe patëllxhana Përbërësit:Petë 6
Pulë 600 gr
Qepë 1
Patëllxhanë 4 copë
Spec Jeshil 1
Spec i kuq 1
Djathë kaçkavall 150 gr
Piper i zi
Arrë moskat
Vaj ulliri Altis
Gjalp
Vezë 2
Receta e dytë , Dardhë me verë të bardhë Përbërësit:Dardhë 4
Verë e bardhë 300 ml
Pije Aromatike
Sheqer 50 gr
Gjalp 1 lugë gjelle
Pana 200 ml
Limon 1
Karafil
Akullore
Kakao 30 gr
Lajthi 100 gr
Redaksia online
(b.t/shqiptarja.com)
21/5
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.5%
-
Jo
51.6%
-
Nuk e di
1.9%
Vota total: 13750
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Moti i keq/ Pas kamionëve ndalohet edhe kalimi i autobusëve në Kapshticë! Lejohet vetëm kalimi i makinave me goma dimërore drejt Greqisë
12 Janar, 19:15
-
Ministria e Mbrojtjes liston rrugët e bllokuara në veri të vendit si pasojë e reshjeve të borës, ja si pritet të jetë moti nesër
12 Janar, 19:05
-
VIDEO/ 120 minuta lojë, dy gola dhe karton i kuq! Manchester United eliminon Arsenalin nga FA Cup pas penalltive
12 Janar, 19:01
-
Lezhë/ Pa energji për shkak të motit të keq, propozohet që nesër të mos zhvillohet mësimi në shkollat e Bashkisë së Kurbinit
12 Janar, 18:49
-
Rubio optimist për angazhim me Kinën si Sekretar Shteti, pavarësisht sanksioneve nga Pekini
12 Janar, 18:47
-
VIDEO/ 14 fitore radhazi, Atl. Madrid mposht 1-0 Osasunën dhe merr kreun e La Ligas
12 Janar, 18:29
-
Përmbytet sërish Vlora / 'Albano & Romina' e disa rrugë të pakalueshme, uji ka hyrë në disa banesa (VIDEO)
12 Janar, 18:29
-
Moti i keq në Krujë/ Pisha bie sipër 2 automjeteve në Krastë, pa të lënduar! Rritet niveli i prurjeve në lumin Ishëm
12 Janar, 18:18
-
OSSH për motin e keq: Më problematike zona Shkodër-Dibër, 43 fidra të dëmtuar, 1500 punonjës në terren, vëmendje energjisë në hidrovore
12 Janar, 18:15
-
Bora sjell probleme në Qarkun e Elbasanit, bllokohet aksi “Prrenjas-Pogradec”! Dhjetëra fshatra pa energji elektrike
12 Janar, 18:09
-
Shënojnë rënie rastet me virusin HMPV në Kinë, thonë zyrtarët
12 Janar, 17:55
-
Studimi: Numri i vdekjeve në Gazë 41% më i lartë se shifrat e bëra publike
12 Janar, 17:51