Znj.Tefta gatuan “Shnicel me krahë pule”
&“Fërgesë me speca”

Znj.Tefta gatuan “Shnicel me krahë pule”<br /> &“Fërgesë me speca”
“Shnicel me krahë pule” dhe “Fërgesë me speca” kanë qenë dy recetat e përzgjedhura me të cilat zonja Tefta ka pritur konkurentin e ri.

Kudret Lika është nxënësi i shkollës së mesme të Hoteleri-Turizmit, i cili ka nisur garën një javore në emisionin Rreze Dielli.



Kudreti ka vëzhguar zonjën Tefta në përgatitjen e dy recetave mjaft të shijshme dhe praktike.

Ai do të ndjekë këshillat e saj nga e hëna deri të enjten dhe duhet të memorizojë përbërësit.



Ditën e premte ai do të vihet në provë për njohuritë e mara, ku do të gatuajë i vetëm dy recetat e përzgjedhura.

Më pas do të jetë njohuria e përbërë nga një mësuese, një shef kuzhine dhe zonja Tefta, të cilët do të vlerësojnë me pikë punën e nxënësit Lika, duke u bazuar në kriteret e përcaktuara.



“Konkursi i Kuxhinës” në televizionin A1 Report, do të sjellë çdo javë një konkurrent të ri deri në finalen e madhe, e cila do të zhvillohet në muajin qershor.

Në fund të çdo jave nxënësit pjesëmarrës do të pajisen me një certifikatë dhe një dhuratë me pajisje elektroshtëpiake.

Finalja do të nxjerrë dhe fituesin, i cili do të jetë nxënësi me më shumë pikë.



Recta e parë, Shnicel me krahë pule

Përbërësit:

Krahë pule 1 kg
Erëza
Vezë 2
Miell 100 gr
Peksimadhe 150 gr
Vaj për skuqje
Perime 300 gr



Receta e dytë, Fërgesë me speca

Përbërësit:

Speca jeshil 700 gr
Domate 500 gr
Majdanoz 1 tufë
Piper i Zi
Arrë moskat
Vaj ulliri Altis

Redaksia online
(b.t/shqiptarja.com)

4/5
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Arben Meçe: Kupola drejtuese, fatkeqësia e PD-së! Miltantët janë distancuar prej tyre, duhet të japin dorëheqjen

Arben Meçe: Kupola drejtuese, fatkeqësia e PD-së! Miltantët janë distancuar prej tyre, duhet të japin dorëheqjen