Dhënia e lejeve të ndërtimit për çdo projekt apo ndërtesë, nga malet e Kukësit, te zona më e rëndësishme ekonomike e vendit duke filluar nga kryeqyteti dhe brenda këtij viti edhe në perlën e jugut në bregdetin e Vlorës rreth aeroportit të ri, nuk do jenë me kompetencë e bashkive. Shumë institucione shtetërore u surprizuan pas zbulimit nga Report Tv të VKM nr. 784 të 18 dhjetorit 2024, i cili përcakton kompetenca të reja për leje ndërtimi në një rreth 15km nga aeroportet kryesore të vendit, që nga bashkitë kalojnë tek Agjencia e Zhvillimit të Territorit, por që kërkojnë autorizim edhe nga Aviacioni Civil. Bëhet fjalë për një sipërfaqe gjigande prej 2100 km² të territorit të vendit të klasifikuar si “zona e sigurisë’’ e aeroporteve ku AAC merr kompetencat edhe për çdo plan territorial.
Vendimi i qeverise i datës 18 dhjetor 2024
Pra zona gjigande rrethore me diametër 30 kilometera, por të jashtëzakonshme edhe për nga rëndësia, sidomos ajo e kryeqytetit e cila përfshin thuajse 5 bashki të plota.
Gjurma në hartë (në formë rrethi gjigand) e hapësirës territoriale që përfshihet në “zonën e mbrojtur aeroportuale” në Tiranë
Gjurma në hartë (në formë rrethi gjigand) e hapësirës territoriale që përfshihet në “zonën e mbrojtur aeroportuale” në Vlorë
Ndërsa ky rreth gjigand në Vlorë përfshin zona të rëndësishme si e gjitha Laguna e Nartës, sidomos Zvërneci, për të cilin projekte të rëndësishme ndërtimore janë prezantuar, përfshirë edhe një të dhëndrit të Donald Trump, Jared Kushner.
Vendimi, që mban jo vetëm propozimin por edhe firmën e miratimit të vetë zv. kryeministres Belinda Balluku (nga të cilat varet edhe Autoriteti i Aviacionit Civil), siç edhe Report Tv raportoi më herët është në kundërshtim edhe me praktikën e vendeve Perëndimore, siç e tregon edhe ky dokument ku thuhet qartë se standardet ndërkombëtare kërkojnë që zona e mbrojtur për sigurinë aeroportuale përcaktohet vetëm 10 kilometra (dhe jo 15) dhe vetëm si zgjatim i pistës në të dyja anët e saj, dhe 15% e kësaj hapësirë horizontalisht dhe jo rrethore siç përcakton VKM-Balluku.
Foto: Skema e zonës së sigurisë sipas Rregullores Europiane
Vendimi i Këshillit të Ministrave parashikon kalimin e kompetencës në dhënien e lejeve të ndërtimit nga bashkitë në këto hapësira tek AZHT por vetëm pasi të kenë kaluar “testin e sigurisë” pranë Autoritetit të Aviacionit Civil. Pra do të jetë ky institucion në varësi të ministres Belinda Balluku, i cili do të duhet të japë pëlqimin për ndërtimet brenda 30 ditëve.
Gjurma në hartë (në formë rrethi gjigand) e hapësirës territoriale që përfshihet në “zonën e mbrojtur aeroportuale” në Kukës
Jo vetëm kaq por në pikën 7 të vendimit thuhet se Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit dhe Agjencia e Zhvillimit të Territorit marrin mendimin e Autoritetit të Aviacionit Civil edhe për çdo praktikë hartimi dokumentesh për planifikim të territorit, që përmban objekte, struktura apo instalime që ndodhen në zonat e mbrojtura të aeroportit.
Foto: Harta me 3 zonat e sigurisë ku duhet marrë leje nga AAC për ndërtimet
Report Tv ka mësuar se ky vendim ka krijuar habi në shumë institucione, edhe për shkak të absurditetit që nuk lidhet me praktikën e vendeve të tjera, ndërsa ende nuk ka një sqarim nga ana e Këshillit të Ministrave.
Lexoni Kodin Ajror mbi " pengesat" per sigurine e fluturimeve para se te komentoni.
Përgjigju/GACI/,brenda atyre rratheve /te sigurise/ nuk thuhet se do te ndalohen ndertimet,por thuhet qe lejet per nderimet aty nga bashkite do i kalojne AZHT,por kesaj rradhe duhet dhe bekimi i autoritetit te aviacionit.E thene ndryshe,bashkite nuk mund te bejne me qoka per cakejte lokale,sepse zonat rreth aeroporteve shihen si/pjese luani/ per oligarket e medhenj.
PërgjigjuVjellje e shkateruat kyt vend ju vraft zoti
PërgjigjuO Gaci ik ha ndonje sufllaqe aman. Edhe po te jete ashtu nuk mund te vihen ne duart e nje njeriu. Per ate pune jane ngritur institucionet.
Po pse mo "taipo", zonat e sigurise rreth aerporteve eshte nje detyrim nderkombetar pa te cilat nuk vihet ne operim transporti ajror. Ti kete nuk e ditke, por di te nxjerresh vrer e hedhesh balte.