Ditën e djeshme Dritan Prifti, ish-ministri i Energjetikës bëri plot një vit që është ndarë nga jeta. Vajza e tij e vogël Livia ka kujtuar të atin e ndjerë me anë të një statusi në rrjetet sociale. Ajo ka publikuar një foto me portretin e Priftit duke i kushtuar disa rreshat të ndjera.
Foto e publikuar nga Livia Prifti
“Çdo ditë unë shikoj botën dhe të shikoj ty në gjithçka dhe në çdo kohë. Ti u bëre drita ime udhëzuese çdo natë dhe dielli im çdo ditë. Më mungon kaq shumë baba,”- shkruan vogëlushja krahas fotos.
Livia është mjaft e vogël në moshë por ka një llogari në Instagram mjaft aktive, ku poston momentet nga më të veçanta nga jeta e saj. Gjithashtu edhe djali i ish-deputetit ka postuar një foto në kuadër të kësaj dite të veçantë. Krahas një fotoje ku shihet varri i Prifit Davidi shkruan: “Zoti të ka në krahët e tij baba, unë të kam në zemër.”
Foto e postuar nga David Prifti
Drita Prifti ish-ministri i Energjetikës dhe deputeti i LSI-së u nda nga jeta tetorin e kaluar si pasojë e një sëmundjeje të rëndë në gjak. Prifti la pas bashkëshorten dhe 4 fëmijë, 3 djem dhe vajzën Livia.