Erdhi në Parlament nën siglën e PD-së, pasi opozita vendosi që të digjte mandatet, por në fjalimin e parë në Kuvendi gafat e saj ishin të shumta.
Bëhet fjalë për Majlinda Halilajn, e cila zuri vendin e as më pak dhe as më shumë sesa të kreut të PD, Lulzim Bashës.
Teksa ditën e djeshme në Kuvend, po diskutohej projektligji i mazhorancës për “Koorporatat e investimeve”, Halilaj doli në foltoren e Kuvendit për të lexuar atë që kishte shkruar në letër.
Por, në fjalimin e saj, gafat ishin të shumta, ku një ndër to ishte edhe mos shqiptimi i fjalës “Koorporatë”, duke e shqiptuar “Koperatë”.
Pasi video u bë virale dhe pati reagime të shumta në rrjetet sociale për nivelin e përfaqësimit në Kuvend, reagoi edhe e zonja e gafave përmes një postimi në Facebook.
Duke të dashur që të korrigjonte gabimet dhe justifikuar, ajo deklaroi se gabimet i kishte bërë pasi kishte pasur probleme shëndetësore me njërin sy, e kjo kishte bërë që të mos ishte e qartë për qytetarët.
Në postimin e saj në Facebook, deputetja shkruan se gabimet janë për njerëzit dhe se askush nuk është perfekt. Më tej, Halialaj shkruan se njerëzit nuk duhet të gjykohen nga gabimet, por nga mendimet që kanë.
Por, ajo që bie në sy, është se teksti që ka shkruar në Facebook, ishte i mbushur me gabime drejtshkrimore, duke e bërë akoma më të qartë se deputetja nuk di jo vetëm të lexojë por as të shkruajë.
Më poshtë është teksti me gabime të shumta, i postuar në Facebook.
“Gabimet janë për njerzit çdo kush gabon nuk është perfekt …por çdo gabim ka një arsyje…nuk gjykohet njëri nga gabimet por nga mendimet që ka…sot për arsyje shëndetsore të problemit me syri nuk isha e qart për qytetarët”, shkruan deputetja Halilaj.
Postimi me gabime i deputetes në Facebook
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
24.8%
-
Keq
60.9%
-
Nuk e di
14.2%
Vota total: 998
Lajme të tjera
-
'25 prilli, ditë e zezë në historinë e demokracisë së Shqipërisë'
25 Prill, 13:10
-
PD 2 amendamente për SPAK : Prokurorët të kenë ndihmesa! Tahiri u lirua në Elbasan, vendimet t’i japë vetëm GJKKO
24 Prill, 12:30
-
Rama tur takimesh me diasporën, PD: Shfaqja e radhës, ka penguar votën e emigrantëve
23 Prill, 14:54
-
Baza i çon Bashës emrat për kandidatët e zgjedhjeve të 2025! Dega Lezhë: 25 propozimet do kalojnë në ‘sitën’ e Kryesisë
23 Prill, 11:53
-
PD: Të shpallen muzë kombëtar kampi i të Burgosurve në Spaç dhe kampi i internimit Tela me Gjemba në Tepelenë
19 Prill, 16:21
-
Berisha jashtë grupit të PD, Kuvendi: Bardhi ktheu vetëm të përjashtuarit gjatë kësaj legjislature, ish-kryeministri s’ka qenë pjesë
16 Prill, 12:36
-
Nga rikthimi i të përjashtuarve në PD te ‘pakti’ PS-Rithemelimi, Alibeaj: Sakrifikuan Zgjedhoren! Politika të mbajë duart larg drejtësisë
15 Prill, 18:19
-
Futen në grup të përjashtuarit e PD, Kuvendi lë jashtë Berishën! Bardhi i paqartë: Grupi është i bashkuar prej 5 shtatorit
15 Prill, 17:11
-
PD përsërit kërkesën: Kampet e Spaçit e Tepelenës të kthehen në muze! Asnjë vendim prej 2 vitesh nga kërkesa jonë
15 Prill, 12:55
-
Lulzim Basha zbardh takimin me zyrtarin e Partive Popullore Europiane: Si lobuan Rama dhe Berisha kundër meje në Bruksel
14 Prill, 18:36
-
'Qeveria është në panik nga SPAK', Lulzim Basha: Do të depozitojmë në Kuvend paketë ligjore në mbështetje ndaj Prokurorisë së Posaçme dhe BKH
13 Prill, 11:21
-
'Kanë dy vite që na thonë 'Lul Brava', Haklaj në 'Studio Live': Foltorja përfundoi tek brava e Edi Ramës
12 Prill, 17:42
Sa e trishte koha qe jetojme..?! :(
PërgjigjuIshalla te sherohet syri dhe na del heren tjeter te te degjojm prap se me ju zonj,Gjuzin dhe Maliqin portokallia ju vjen anash.
PërgjigjuA e madhe shtypi a e vogel shtypi
PërgjigjuHA HA HO O LULZIM . Kjo eshte uleritese .Me 100 % kjo nuk ka as filloren .Me gjasa ne katundin ku kjo ka qene shkolla duhet te kete funksionuar e ato klasat koletive ku mesuesi u jep mesim se bashku nga klasa e pare ne te pesten njeherazi .Po si ka mundesi o njerez qe kjo fare injorance te paguhet me taksat tona e te na perfaqsoje .A mund ti besohen kesaj ligje ?Shperfytyrim total i atij parlamenti .
PërgjigjuNuk ka faj kjo Burbuqja por e ka fajin PEDERASTI HOLLANDEZ.
Përgjigju