Reshjet e shiut, rrezikohet përmbytja e disa zonave! Në Fushë-Krujë mbi 50 banesa nën ujë! Në Durrës rinis lundrimi i trageteve! Meta thirrje qeverisë: Ndihmoni çdo qytetar (VIDEO)

Reshjet e shiut dhe të dëborës që kanë përfshirë vendin tonë përgjatë ditëve të fundit kanë sjellë jo pak probleme në disa prej qyteteve. Në zonën e Elbasanit, fryhet përroi i Zaranikës dhe lumi Shkumbin ku kanë sjellë shumë prurje duke rrezikuar banesat e zonave përreth.

Lumenjtë Ishëm e Vjosa janë fryrë dhe rrezikojnë daljen nga shtrati i tyre. Në zonën e Fushë-Krujës mbi 50 banesa janë të rrethuara nga uji. Mbi 10 familje janë avakuuar nga fshati Fitore për shkak të prurjeve të shumta nga lumi Vjosë.

Në qarkun e Korçës gjatë mbrëmjes së djeshme ka pasur reshje  shiu dhe dëbore e shkrirë me intensitet mesatar si dhe dëborë  në zonat 1250m mbi nivelin e detit. Ndërkohë në qytetin e Durrësit, tragetet kanë nisur lundrimin normalisht për shkak të përmirësimit të situatës. Në lumin Erzen bie me 2 metra niveli i ujit.

Reshjet e shiut kanë sjellë përmbytje në qarkun e Lezhës ku bashkia raporton se aktualisht janë 880 hektarë tokë nën ujë. Hidrovoret punojnë me kapacitet të plotë për largimin e ujërave ku niveli i tyre është me tendencë ulje.

Situata në Mifol gjatë natës ka qenë e vështirë ku niveli i Vjosës shkoi deri në 7.50m. Me ndryshimin e drejtimit të erës nga jugperndimi në veriperëndim ka pasur një tërheqje më të mirë të shkarkimit të Vjosës në det dhe niveli aktual është 7.00 m.

Gjatë natës ka pasur evakuime të 10 familjeve në fshatin Fitore për shkak të prurjeve të shumta që ka pasur Vjosa, nderkohë një biznes baxho është përmbytur duke i shkaktuar dëme të shumta , po ashtu dhe tokat anës lumit janë nën pushtetin e ujit.

Reshjet e shiut dhe të dëborës kanë përfshirë qarkun e Kukësit me intensitet në zonat e ulëta dhe në lartësitë mbi 600-800 m mbi nivelin e detit. Në Valbonë ka rënë borë 35 cm. Po ashtu edhe në Shishtavec, bora ka nisur edhe në qytetin e Kukësit.

Edhe ditën e djeshme reshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar shumë problematika. Lumi Ishëm doli nga shtrati e për pasojë dhjetra hektarë tokë bujqësore u përmbytën në fshatrat Murqinë, Mallkuç dhe Bilaj.

Ndërkohë, si pasojë e motit të keq është shtyrë nisja e trageteve nga Bari në portin e Durrësit dhe anasjelltas. Në lumin Drin e Mat janë rritur prurjet, por nga sa raportohet deri tani nuk përbëjnë rrezik për të dali nga shtrati, Në Lezhë, problem është furnizimin me energji elektrike, ndërsa në Finiq një urë e kanalit ujitës është ndarë në dysh.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:57
Rënie gurësh prej motit të keq, rruga Peshkopi-Tiranë e kalueshme dhe pa probleme

1611673092_iiiiiii.jpg

Rruga Peshkopi-Tiranë është e kalueshme pa probleme pavarësisht se ka pasur rënie gurësh.

Ajo po mirëmbahet nga firma kontraktore e cila ka 6 mjete borëpastruese në punë. Ndryshe nga Rruga Peshkopi-Kukës e cila është bllokuar nga një rrëshqitje dheu rreth 2 orë në mengjesin e sotëm.

Në momentet që flasim bie borë dhe në lartësinë mbi 800 metra mbi nivelin e detit. Trashësia varion nga 10 cm deri në 25 cm në lartësi. Për pasojë nga Njësia Administrative Sllovë drejt Kalasë së Dodës duhet të përdoren zinxhirët për shkak të trashësisë së borës.

Aksi Peshkopi - Qafë Draj ka probleme në disa pika si pasojë e rënies së gurëve dhe dherave në rrugë, si dhe gërryerjeve nga përrenjtë malorë. 

Aksi Ura e Çerenecit - Librazhd është i kalueshëm pa probleme deri në Ostren, ndërsa nga Ostreni drejt Klenjës dhe Librazhdit po punon një fadromë për hapjen e saj. Ky segment është i pa asfaltuar dhe ka rreth 30 cm borë, ndaj duhet të përdoren detyrimisht zinxhirët.

Aksi Qafë Bualli - Krastë kalohet me zinxhirë. Situata në njësitë administrative momentalisht është qetë, rrugët që lidhin fshatrat e thella me njësitë administrative kalohen vetëm me zinxhirë

Ora 14:29
Përmbytje në Sukth dhe Katund të ri, uji u futet banorëve në shtëpi! Banori: 400 banesa nën ujë, jemi në mëshirë të fatit (VIDEO)

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytjet në Durrës, ku më të prekura janë fshati i Sukthit dhe Katundi i ri.

Në këtë zonë shumë banesa janë në ujë, ku qytetarët thonë se ai është futur brenda në shtëpi. Një banor i Katundit të ri tha se ky fenomen është i përsëritur dhe se deri tani asnjë ndihmë nuk i kanë ardhur nga autoritete. Banori shprehet se rreth 400 banesa janë në ujë, dhe sipas tij kjo vjen nga shkarkimet pa kritere të liqeneve dhe rezervateve në lumin Erzen.

"Prej 7 vitesh ky fenomen ka ndodh mbi 3 herë, është rast i përsëritur dhe kjo ndodh nga shkarkimet pa kriter në lumit Erzen apo rezervateve këtej rrotull. Duhet një menaxhim i mirë i qeveri për liqenet dhe rezervatet që ku derdhen në lum të bëhet me kriter. Lumi para tre ditësh ishte thuajse i tharë si në korrik , sot del e përmbyt gjithçka. Janë rreth 400 banesa nën ujë. Nuk kemi asnjë lloj ndihme, nuk duket asnjë njeri kemi ngel në mëshirë të zotit", tha banori.

Edhe banorë të tërë shprehin shqetësimin se uji u ka hyrë në banesa dhe ka prishur të gjithë orenditë, ndërsa një tjetër thotë se përmbytjen janë përsëritur që pas 2016.  Shumë ankohen dhe për mbytjen e bagëtisë, ndërkohë që askush nuk i ka ardhur në ndihmë.

"Lumi ka qenë në shtratin e vet dhe pas 10 minutash na u fut në shtëpi. Na është shkatërruar e gjithë shtëpia", tha një banore.

"Më ikën 22 pula, na janë prishur të gjitha orenditë e shtëpisë, nuk na kanë dhënë asnjë ndihëm edhe para 4 vitesh kur ndodhi përmbytje nuk morëm asnjë ndihmë", tha një banor tjetër.

"Ne kemi 100 vite këtu nuk jemi përmbytur që nga 2016 në na përsëritet kjo histori. Kjo është nga njerëzit jo nga zoti", tha e revoltuar një banore

 

Ora 13:19
E frikshme/ ‘Akrobaci mbi urë’, prindi mban në shpinë fëmijët për të kaluar lumin e Shalës në Shkodër (VIDEO)

Kjo është mënyra se si këta fëmijë e përshkojnë çdo ditë rrugën për në shkollë në fshatin Bregu i Lumit në Njësinë Administrative të Shalës në Shkodër. 

Mungesa e infrastrukturës detyron çdo ditë këtë prind që të mbajë në shpinë fëmijët e tij për të kaluar urën e amortizuar, duke rrezikuar kështu edhe të bie në lumë. Ura përshkohet nga lumi i rrëmbyeshëm i Shalës.

Një prej qytetarëve denoncon këtë situatë duke u shprehur se shkolla ku shkojnë këta fëmijë, ‘Mehmet Shpendi’ është e mbyllur ndaj ata duhet të shkojnë në një tjetër shkollë duke kaluar mbi këtë urë.

Interesimit të Report Tv i është përgjigjur administrata vendore e cila informon se shkollat nuk janë hapur në Dukagjin për mungesë të stafit të mësuesve.

Shkolla është aksesueshme përmes rrugës malore që kalon në shtëpitë e familjeve. Aksesi sigurohet përmes rrugës malore.

Sipas autoriteteve lokale, ura përdoret për kalimin e shpejtë kryesisht gjatë verës. Familjarët që kanë fëmijët dhe duan t’i transportojnë me makinë apo kotorr sikurse bëjnë kryesisht në zonën malore përgjatë rrugës malore, nuk kanë ku t’i dergojnë në shkollë, pasi nuk ka mësim.

Ora 13:07
Përmbytjet nga reshjet e shiut, Meta thirrje qeverisë: Mungojnë strukturat shtetërore, të ndihmohet çdo qytetar

Për situatën e krijuar në vend nga reshjet e shiut ka reaguar Presidenti Ilir Meta. Përmes një postimi në Facebook, ai i bën thirrje qeverisë që të ndihmojë çdo qytetar në zonat e përmbytura.

Postimi i plotë i Metës:

Shteti t’i garantojë ndihmën çdo qytetari në zonat e përmbytura! Vështirë të gjesh sot një rajon në Shqipëri, pa probleme nga reshjet e ditëve të fundit. Dhjetëra shtëpi, biznese dhe sipërfaqe të konsiderueshme toke, pronë private e publike, nga Veriu në Jug, janë gdhirë nën ujë, por ndihma e strukturave shtetërore për banorët mungon.
Mbi 10 banesa në Shijak dhe mbi 70 në Sukth 2 e Vadardhë kanë prezencë uji deri në 30 cm.
E njëjta situatë rezulton në Berat ndërsa paralajmërohet një përkeqësim i mundshëm i gjendjes në Qarkun e Fierit dhe të Korçës. Raportet paraprake flasin për mbi 1500 hektarë tokë të përmbytur në NënShkodër dhe nga shkarkimet e detyrueshme në hidrocentrale situata do të rëndohet.
Sipas IGJEUM priten prurje masive edhe nga Vjosa, që mund të dalë nga shtrati në pjesën fundore duke shkaktuar përmbytje. Në këtë gjendje të rënduar, nevojitet urgjentisht angazhimi i të gjitha strukturave qendrore e vendore për minimizimin e pasojave në prona dhe shmangien e çdo rreziku për shëndetin dhe jetën e qytetarëve.
Strukturat operacionale të Mbrojtjes Civile, Grupet e Kërkim-Shpëtimit e Evakuimit dhe Shërbimet Zjarrfikëse duhet të jenë 24/24 orë në terren pranë qytetarëve në nevojë.
Ministria e Mbrojtjes dhe Rezervat e Shtetit, pa vonesë, duhet të përgatisin ndihmat ushqimore për familjet, që u janë përmbytur shtëpitë. Ministria e Bujqësisë, menjëherë të dërgojë pranë banorëve në nevojë, bazën aq të nevojshme ushqimore dhe koncentratet për bagëtitë.
Ministrat përgjegjes për Mbrojtjen Civile të vendosin komunikimin konstant me strukturat vendore dhe publikun për parapërgatitje e reagim, për prioritetin absolut: sa më pak dëme në prona e bagëti dhe padiskutim mbrojtje të çdo jete njerëzore.Të garantohet funksionimi me kapacitet të plotë i hidrovoreve dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar të monitorojë situatën në të gjitha akset, ku ka potencial rrezikshmërie për rrëshqitjen e tokës, me qëllim shmangien e aksidenteve, si dhe të marrë masa urgjente për hapjen e çdo segmenti të bllokuar nga dëbora. Të raportohet periodikisht për situatën dhe të vlerësohen me shumë seriozitet paralajmërimet e Institutit të Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, si i vetmi organ, që meriton vlerësime për përmbushjen me përgjegjësi të detyrës.

Në përditësim...

Ora 12:05
Rrëshqitje dherash, bllokohet rruga e Dukagjinit! Izolohet lëvizja mes 3 fshatrave

1611659136_rreshqitjedherash.jpg

Bllokohet rruga e Dukagjinit për shkak të rreshqitjeve të dherave në aksin Prekal - Kir - Breg lumi.

Report Tv sjellë video nga momenti i rrëshqitjes së dherave. Si pasojë e bllokimit të rrugës janë izoluar 3 fshatra.

Përveç bllokimit të rrugës banorët thonë se vuajnë mungesën e energjisë elektrike prej disa ditësh.

Me bllokimin e këtij segmenti rrugor, zona e Dukagjinit totalisht e izoluar.

Ora 11:21
Përmbytjet në Shkodër, zona e Obotit izolohet! Kreu i njësisë administrative apel për furnizimin me ushqim për bagëtinë (VIDEO)

Oboti është izoluar për shkak të përmbytjeve në zonën e nën Shkodrës. Kreu i njësisë administrative Ana e Malit Arben Ceni, shprehet se gjatë 24 orëve të fundit ka pasur rritje të ndjeshme të nivelit të lumit Buna ç’ka ka sjellë edhe bllokimin e rrugës nga rruga nacionale Shkodër - Muriqan në drejtim të fshatit Obot.

Ai ka ripërseritur apelin për furnizim me bazë ushqimore për bagetinë nderkohë që rreth 100 shtëpi janë të izoluara nga uji.

Zona e Obotit është e përmbytur prej 18 ditësh ndërkohë që dita e sotme konsiderohet si dita më e vështirë ku ky fshat është i izoluar plotësisht.

Ora 10:47
Makina si 'varkë' në Bulqizë, mbulohet nga uji (VIDEO)

Një makinë është përmbytur nga uji në Bulqizë dhe ka ngelur në mes të fushës duke i ngjarë një varke e rrethuar nga uji.

Ndërkohë një punonjës i një servisi makinash nxjerr me kova ujin e grumbulluar te gropa e servisit.

1611654264_Sequence03.00053903.Still023.jpg

Ora 10:39
Reshje dëbore në Kukës, rrëshqitje dherash në disa akse rrugore, gurët bllokojnë rrugën në Urën e Zapodit (VIDEO)

Reshjet e shiut dhe të dëborës kanë përfshirë qarkun e Kukësit me intensitet në zonat e ulëta dhe në lartësitë mbi 600-800 m mbi nivelin e detit.

Në Valbonë ka rënë borë 35 cm. Po ashtu edhe në Shishtavec, bora ka nisur edhe në qytetin e Kukësit.

Më herët në 24 orët e fundit në qytetin e Kukësit pati reshje të dendura shiu. Ndërkohe rrugët nacionale janë të kalueshme normalisht, ku problematikë ka pasur vetëm në aksin Fushë Dukagjin – Vrish.

Punonjësit e ARRSH-së po punojnë për pastrimin e rrugës dhe dherave. Ndërsa në vendin e quajtur Ura e Zapodit ka pasur rënie gurësh ku kanë bllokuar për disa minuta rrugën.

1611653987_kukes.jpg

Ora 10:35
VIDEO-LAJM/'Tarzani' nga Bulqiza në majë të hekurave për të kaluar rrugën e përmbytur

Një i ri ka gjetur një mënyrë mjaft origjinale për të mundur të kalojë rrugën e përmbytur në Bulqizë. Ai si 'tarzani' i filmave vizatimorë ka zgjedhur të varët në majë të hekurave të shtëpive private anës rrugës për të mundur të kalojë ujin që arrin deri në 1 metër në rrugën e Bulqizës.

1611654025_Sequence03.00033124.Still022.jpg

Ora 10:34
Shkodër/2065 hektarë tokë nën ujë, kërkohet varka të ushtrisë për të kaluar në Obot dhe ushqim për bagëtinë

1611653409_shkodra.jpg

Për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe fryrjes së prurjeve të lumenjve, në Shkodër ndodhen nën ujë një sipërfaqe totale e përmbytur prej 2065 Ha. Rruga e Obotit është e kalueshme vetëm me varkë lundruese, ku niveli u ujit arrin mbi rrugë rreth 1.15 m, ndërsa fshati Obot është pa energji elektrike. Gjithashtu edhe ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.

Sipërfaqja e tokës bujqësore të përmbytur janë në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë, zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Mushan,Shirq,Suka-Dajç, Darragjat, Pentar dhe Velipojë.

Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.

Bashkia Shkodër kërkon varka ushtrie për të kaluar në rrugën e  Obotit, të ndërhyhet për marrjen e masave për pastrimin e “përroit të kufirit” Muriqan. Kërkohet mbështetje me bazë ushqimore për gjënë e gjallë. 

Ora 10:20
VIDEO-LAJM/Rruga bllokohet nga uji në Bulqizë, qytetari heq këpucët për ta kaluar

Rruga që lidh Bulqizën e re me të vjetër është bllokuar nga uji, niveli i të cilit arrin deri në 1 metër. Kjo ka bërë që qytetarë për të kaluar atë të heqin këpucët dhe të zhvishen në temperatura të ulëta.

1611652482_bulqiza.jpg

 

Ora 10:13
Situata me reshjet, përmbytje në Përmet, Memaliaj e Mifol! Gjatë natës evakuohen 10 familje nw fshatin Fitore (VIDEO)

Situata në Mifol gjatë natës ka qenë e vështirë ku niveli i Vjosës shkoi deri në 7.50m.

Me ndryshimin e drejtimit të erës nga jugperndimi në veriperëndim ka pasur një tërheqje më të mirë të shkarkimit të Vjosës në det dhe niveli aktual është 7.00 m.

Autoritetet vendore njoftojnë se nga llogaritjet paraprake të niveleve ne 3 pikat e matjeve të nivelit në Përmet, Memaliaj dhe Mifol niveli deri në orën 14:00 të shkojë deri në 6.00 m.

Gjatë natës ka pasur evakuime të 10 familjeve në fshatin Fitore për shkak të prurjeve të shumta që ka pasur Vjosa, nderkohë një biznes baxho është përmbytur duke i shkaktuar dëme të shumta , po ashtu dhe tokat anës lumit janë nën pushtetin e ujit.

Ora 09:59
Përmbytje në Bulqizë, nën ujë rruga që lidh qytetin e ri me të vjetrin (VIDEO)

Gjatë natës në Bulqizë ka pasur reshje shiu që ka sjellë bllokimin e rrugës që lidh dy lagjet Bulqizën e Re me Bulqizën e Vjetër. Rreth 3 kilometra e kësaj rrugë ndodhet nën ujë duke bërë që banorët të gjetur rrugë alternative për të kaluar. Gjithashtu ka prezencë uji edhe në Terminalin e udhëtarëve duke sjellë bllokimin e saj.

Ora 09:49
Përmbytje në qarkun e Lezhës, 880 hektarë tokë nën ujë! Akset rrugore pa probleme (VIDEO)

Reshjet e shiut kanë sjellë përmbytje në qarkun e Lezhës ku bashkia raporton se aktualisht janë 880 hektarë tokë nën ujë.

Hidrovoret punojnë me kapacitet të plotë për largimin e ujërave ku niveli i tyre është me tendencë ulje.

Rezervuaret janë në monitorim dhe momentalisht nuk paraqesin probleme

Kanalet e ujërave të larta ato të dyta dhe të treta janë në nivelet e larta të ujerave. Problematike paraqitet në kanalin e ujerave te larta Mamurras, në segmentin Gjorem, ku ka banesa me prani uji rreth tyre.

Furnizimi me energji elektrike dhe ujë të pijshëm, në tërësi është pa problem. Rrugët nacionale, rurale e bashkiake në tërësi janë të kalueshme. Probleme janë shfaqur sërish në akset rrugore, të fshatrave Gallatës dhe Vinjollës, të nj.ad.Milot, bashkia Kurbin, si dhe në aksin Rrëshen-Bukmir, bashkia Mirditë, nga rënia e inertëve ku po nderhyhet nga bashkitë për pastrimin e tyre.

Ora 09:39
Fushë Krujë/Nën ujë banesat në fshatrat Hamallaj dhe Perlat, uji mbi 1 metër në rrugë (VIDEO)

Vazhdon të çahet argjinatura e lumit Tana në disa vende në fshatrat Hamallaj dhe Perlat në Fushë Krujë. Uji ka rrethuar banesa dhe disa stane delesh duke përmbytur zonën përreth.

Rruga që lidh fshatrat Hamallaj, Perlat dhe Rrushkull të njësisë administrative Sukth me pjesën tjetër të vendit vazhdon të jetë e bllokuar pasi niveli i ujit në rrugë shkon mbi një metër.

Ora 09:27
Përmirësohet situata në Durrës, tragetet nisin lundrimin! Në lumin Erzen bie me 2 metra niveli i ujit (VIDEO)

Një ditë pas bllokimit të linjës së trageteve Durrës-Bari dhe anasjelltas, me përmirësimin e kushte linjat janë hapur dhe vijojnë lundrimin e tyre sipas orareve të caktuara. Gjithashtu përmbytjet e ndodhura në Sukth dhe Katund i Ri, niveli i ujit ka rënë ndjeshëm, ku rrugët janë të kalueshme, ndërsa nën ujë janë vetëm tokat bujqësore.

Niveli i ujit të lumit Erzen ka rënë me 2 metra, ndërsa ka një përmirësim të situatës nga nata e kaluar. Gjatë mbrëmjes së djeshme në zonat e përmbytura të Sukthit janë evakuuar 5 familje.

Ora 08:32
Reshje shiu e dëbore gjatë mbrëmjes në Korçë, në rrugën e Dardhës kalimi me zhinxhirë ose goma dimërore (VIDEO)

Në qarkun e Korçës gjatë mbrëmjes së djeshme ka pasur reshje  shiu dhe dëbore e shkrirë me intensitet mesatar si dhe dëborë  në zonat 1250m mbi nivelin e detit.

Në rrugën e Dardhës, trashësia e dëbores  arrin nga 5 cm - 8 cm. Aktualisht po punohet për mirëmbajtje dimërore me pastrim dëbore dhe kriposje.

Kalimi i mjeteve nga km 7 - 13 rekomandohet me zinxhirë ose goma dimërore për mjetet e vogla në orët e paradites.

Kalimi i mjeteve ne akset e tjera rrugore  pa probleme.

Ora 08:23
Lumi Ishëm fryhet ndjeshëm, mbi 50 banesa të rrethuara nga uji në zonën e Fushë-Krujës (VIDEO)

Reshjet e dendura kanë bërë që lumi Ishëm të ngrihej frikshëm.

Aktualisht janë rreth 5000 hektarë tokë bujqësore nën ujë në fshatrat, Derven, Luz, Bilaj, Murqinë, Mallkuc dhe një sipërfaqe përafërsisht e tillë dhe në fshatrat fushore të njësisë adm Ishëm.

Dhe pse niveli i ujit është më i lartë se ditën e djeshme deri tani nuk raportohet që uji të ketë hyrë nëpër banesa por janë mbi  50 banesa dhe disa biznese të rrethuara nga uji.

Janë të bllokuara dhe rruget e disa lagjeve si ajo e lagjes fundore në fshatin Murqinë, rruga e Gjokejve në Derven.

E.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Nuk u shpall fituese e Festivalit të Këngës, reagimi i Elvana Gjatës: 10 herë bie, 11 do ngrihem

Nuk u shpall fituese e Festivalit të Këngës, reagimi i Elvana Gjatës: 10 herë bie, 11 do ngrihem