Vladimir Pesevski, zv.kryeministri i Maqedonisë për Çështje Ekonomike ka ushtruar dhunë fizike ndaj një gazetari. Incidenti ka ndodhur në qendër të Shkupit, në momentin që gazetari, Sashe Ivanoski pyeti zv.kryeministrin lidhur me dyshimet e ngritura nga opozita për korrupsion.

Pesevski në vend të përgjigjesh i dha disa grushte gazetarit. Pas denoncimit në polici, zv.kryeminstri i ka kërkuar gazetarit që ta zgjidhin çështjen pa e bërë publike në media.

Sashe Ivanovski, një gazetar kritik ndaj pushtetit u sulmua edhe të martën, ku këtë herë agresori ishte një koleg i tij, i cili njihet si mbështetës i qeverisë.

Pas publikimit të videos, LSDM-së duke e cilësuar ngjarjen si një skandal, kërkoi dorëheqjen e zv.kryeministrit.