TIRANE - Zëvendësministri i Mbrojtjes Dritan Hila padit në gjykatën e Tiranës Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit. Shkak i kësaj është bërë gjoba që i ka vendosur kryeinspektori Shkëlqim Ganaj, zv/ministrit të Mbrojtjes,të cilin e ka gjobitur me 500 mijë lekë të vjetra për mosdeklarim të pasurisë
së tij.
Hila kërkon shpërblim të dëmit në masën financiare prej 10 milion lekë të vjetra, pasi sipas tij gjoba e vendosur nga ILDKPKI i ka cënuar nderin dhe personalitetin. Padia civile është rregjistruar në sekretarinë e gjykatës së kryeqytetit në datën 14 maj dhe mban numrin 10963. Ndërkohë si objekt i padisë është “Shpërblimi i dëmit për Gjyqtari i kësaj çështje është caktuar Neritan Cena. Lidhur me gjobën e vendosur nga ILDKPKI zëvendësministri i Mbrojtjes, Dritan Hila, deklaroi në 24 prill se do të padiste në gjykatë ILDKPKInë pasi publikoi emrin e tij si një prej personave të gjobitur për mosplotësimin e deklaratës personale të pasurisë. Hila pranoi se e ka vonuar deklaratën, por nuk ka refuzuar ta bëjë atë.
“Nëpërmjet medias mora njoftimin për gjobitjen time me shumën 50 mijë lekë nga ana e ILDKP-së. Saktësoj, se bëhet fjalë për vonesë në dorëzimin e deklarimit të pasurisë. Vonesa ka ardhur pasi ligji për të cilin ekziston ILDKP-ja nuk hyn në ato ligje që kanë lidhje me detyrën time funksionale të domosdoshme për t’u njohur. Megjithatë, sqaroj se si zëvendësministër, e pranoj pagesën e gjobës për mosdijen time dhe shkeljen e afateve. Emri im nuk mund të bëhet as çamçakëz dhe as trampolinë për karrierën e kujt ka frikë të merret me abuzimet reale. Ndaj për cenimin e nderit tim, ILDKP-ja do të përballet me mua në dyert e gjykatës.” sqaroi Hila.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com