Zv. Ministrja e Integrimit Evropian,  znj. Erisa Xhixho zhvilloi sot një takim me nxënësit e shkollës së mesme së ndërtimit "Karl Gega", në Tiranë, ku prezantoi ekspozitën lëvizëse të përgatitur nga MIE,  me datat më të rëndësishme të procesit të integrimit të Shqipërisë.

Ky takim vjen në kuadër të turit informues i cili ka nisur prej disa muajsh në kryeqytet dhe  në rrethet e vendit. Zëvendës ministrja,  bëri përpara nxënësve një  shpjegim se çfarë përfaqëson Bashkimi Evropian,  fazën aktuale në të cilën ndodhet vendi në lidhje me procesin e integrimit dhe sfidat që na presin në vijim. Zv. ministrja, vuri theksin te rëndësia e rolit që kanë të rinjtë për të çuar përpara  këtë proces.

"Bashkimi Evropian ka në themel vlerat, principet dhe  standardet  e një demokracie të konsoliduar. Shqipëria aspiron të jetë pjesë e këtij unioni dhe nuk i ka ndalur përpjekjet prej të paktën dy dekadash. Vetëm pak muaj më parë ne morëm statusin e vendit kandidat, por ai nuk është fundi i procesit të integrimit. Me marrjen e statusit ne kemi kaluar në një fazë tjetër që na vë përpara sfidave edhe më të mëdha. Të rinjtë duhet të japin maksimumin e tyre në mënyrë që,  të gjithë bashkë të çojmë përpara këtë proces", tha Zv. ministrja.

Gjatë bashkëbisedimit,  theksi u vu në shpërndarjen dhe promovimin e vlerave të BE-së mes të rinjve."Sot është shumë më e lehtë përmes mjeteve të komunikimit dhe lëvizjes së lirë, që shqiptarët të jenë më pranë Bashkimit Evropian. Por,  ajo çka i duhet Shqipërisë përpara anëtarësimit në këtë familje të madhe, është pikërisht ndërtimi modelit evropian brenda vendit, duke forcuar shtetin e së drejtës dhe demokracinë", tha Zv. ministrja.

Zv. ministrja nënvizoi rëndësinë e informimit të vazhdueshëm për të gjitha hallkat e procesit, sidomos për fazën aktuale. Sipas Zv. ministres,  hapja e negociatave mbetet sfida më e afërt dhe për ta kapërcyer është domosdoshmëria përmbushja e  5 prioriteteve të lëna

ATSH