Zv Presidentja argjentinase nën akuza për korrupsion, dënohet me 6 vite burg

Zv Presidentja argjentinase nën akuza për korrupsion, dënohet me 6 vite burg

Një gjykatë argjentinase dënoi nënpresidenten Cristina Fernandez de Kirchner me gjashtë vite burg dhe e përjashtoi atë nga mbajtja e posteve publike në një rast korrupsioni të profilit të lartë të martën.

Fernandez, u shpall fajtore për shpërdorim të detyrës, pasi ka thyer ligjin duke dhënë tendera për miqtë e saj. Por ajo nuk ka gjasa të kryejë dënimin me burg, sepse ka njëfarë imuniteti përmes roleve të saj në qeveri dhe pritet të nisë një proces të gjatë apelimi, raportojnë mediat e huaja.

Avokatët thanë se Fernandez de Kirchner nuk do të shkonte në burg shpejt për shkak të një procesi të gjatë apelimi dhe imunitetit të saj gjatë kohës që shërbente si zëvendëspresidente. Ajo do të duhej të largohej ose të hiqej nga detyra përpara se të dërgohej në burg.

Prokurorët kishin kërkuar një dënim me 12 vite burg. Kjo është hera e parë që një nënkryetar dënohet për një krim gjatë kohës që është në detyrë në Argjentinë.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ana: 07/12/2022 10:15

    Keta politikanet tane nuk i denon kush se e kemi drejtesine te korruptuar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Burri me një çantë me eksploziv, kërcënon se do hedhë në erë Gjykatën e Selanikut (VIDEO)

Greqi/ Burri me një çantë me eksploziv, kërcënon se do hedhë në erë Gjykatën e Selanikut (VIDEO)