Vaksinë për t'u futur në universitet, debati në Report Tv, Zv. dekania e Filologjikut: S’bëhemi gardianë në dyert e fakulteteve! Eksperti: Qeveria s’kishte një strategji! Studenti: Testi të jetë falas

Sot dhjetëra studentë mbetën përkohësisht jashtë dyerve të universiteteve, pasi nuk kishin një certifikatë vaksnimi apo një test PCR që të futeshin në auditorë, masa këto të vendosura nga Ministria e Shëndetësisë në kuadër të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.Por shumë prej studentëve të pavaksinuar, u futën në fakultet edhe më urdhër të rektorëve të cilët sfiduan Ministrinë e Shëndetësie.

Zëvendës dekania e Fakultetit të Histori-Filologjisë, Elsa Skënderi e ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv tha se ato nuk do të bëhen gardianë në dyert e fakulteteve, por shpresojnë që vetë studentët të sensibilizohen për detyrën e tyre qytetarë dhe të vaksinohen. Skënderi tha kjo javë duhet të shërbejë për sensibilizm dhe të vaksinohen sa më shumë studentë, por se vendimet e fakultetit nuk do të jenë detyrues. Zv.dekania tha se ato nuk kanë as kapacitet për të kryer kontrollin e gjithë studentëve.

‘Në auditor kanë hyrë edhe studentë të pavaksinuar. Nuk flitet për vendimmarrje, çdo fakultet ka vepruar i shtrënguar nga studentët. Ne nuk shndërrohemi në gardianë, shpresojmë që studentët të sensibilizohen për detyrën e tyre qytetare që të vaksinohen. Ne të gjithë jemi të vaksinuar, stafi i FHF-së është i gjithi i vaksinuar. Kjo javë duhet të shpërbejë që të vaksinohen. Ka pasur pas studentë që janë paraqitur me test PCR. Ne nuk jemi gardianët e institucionit, jemi universitet sepse kemi studentët. Vendimet tona nuk mund të jenë detyrues. Nuk kemi as kapacitet (roje) për të kontrolluar studentët nëse kanë vaksinë apo test. Duhet të mblidhen dhe të marrin një masë ose të zhbëjnë urdhrin ose të bëjnë teste PCR falas.’- tha Skënderi.

Nga ana tjetër eksperti i Arsimit, Ndriçim Mehmeti, tha se qeveria nuk kishte një strategji se si do të zhvillohej mësimi, apo në lidhje me procesin e vaksinimit. Sipas Mehmetit duhet të kishte alternativa në lidhje me zhvillimin e mësimit, ndërkohë që shtoi se Komiteti Teknik duhet të shkonte në çdo fakultet dhe të kryente testime falas,

‘Në mungesë të menaxhimit të mirë të situatës, të një strategjie kështu e bëjmë ne ose i mbyllim të gjitha dyert ose i hapim të gjitha. Bëjmë të fortin me studentët kur e shohim se studentët lëshohen masivisht në Ministrinë e Arsimit, dhe më pas u hapim dyert në fakultet. Ne nuk dimë sa studentë janë vaksinuar! Çfarë ka bërë komiteti i vaksinimit në gjithë këto muaj për studentët, për të ofruar secilat janë mundësitë dhe alternativat. Kryeministri tha nëse nuk duan mund të bëjnë mësim online. Ndërsa këtu u hoq online. Askush nuk del që të mbajë përgjegjësinë. Kush e ka përgjegjësinë, për këtë se mos e ka kjo e reja? Ky komunitet duhet të shkonte në fakultet dhe të bënte testime falas, sepse paguajmë taksa. Urdhëresa për studentët është dhënë për të gjithë, nuk u lejuan studentët. Qeveria provoi të ndalonte studentët, ato nuk u bindën. Do shtohet numri i testeve të falsifikuara për këtë fakt. Të nisej një fushatë ndërgjegjësimi, dhe jo të bëhej në javën e fundit.’- u shpreh Mehmeti.

Ndërkohë studenti Shyqyri Myrtollari, tha se ai refuzon që të bëjë vaksinën anti-COVID me detyrim, duke thënë se kjo është një zgjidhje individuale. Ai kërkoi që testet PCR të jenë falas për studentët.

‘Vaksina për mua nuk do të jetë me detyrim por një zgjedhje individuale nga të gjithë studentët. Çdo qytetari të drejtë për t’u vaksinuar teste PCR të jenë falas, pasi janë shumë të shtrenjtë. Këtë të drejtë duhet ta kishim edhe nga qeveria duke na dhënë teste PCR falas dhe vaksina nuk duhet të jetë me detyrim.’- tha ai.

 

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigrant: 18/10/2021 14:15

    E cuditeshme per ca idjoter rrezikojn jeten te rinjt Ne te gjith europen te semuret dhe te vdekurit jan ata qe skan bere vaksinat Ndergjesohuni o rini esht per jeten tuaj dhe familjaret tuaj qe te vaksinoheni

    Përgjigju
    • Emigrant: 18/10/2021 20:47

      O daku un jetoj ne itali dhe nga informaciini qe jep protecione civile thot qe 90 perqind e te semurve jan ata qe skan ber vaksina Gjithashtu dhe te vdekurit jan ata qe sjan vaksinu Dhe ata qe semuren edhe pse kan ber vaksinat e kalojn leht si pun gripi Tani keta te rinj mir sdan tja din per jeten e tyre por te mos rrezikojn te tjeter

    • ANSA: 18/10/2021 15:36

      Se di ku qeke emigrant ti o mjeshtër por di me të thon që: Izraeli po apliko dozën e 3 dhe prap po ri infektohen popullata,në Gjermani persona që kan bo 2 doza jan infektu dhe shtrru në spitale.Tpaktën 4 vetë që i njof vetë.Kshu daku leni politikat.Tfala doktorrve

  • Anadhisti Gjakmarkajs i grupit pervers MM: 18/10/2021 13:43

    Grupe pedagogesh perverse te partise ne opozite dhe te antishtetit hedhin gurin dhe fshehin doren. Nxisin keta te mjere te mosvaksinohen per qellimet e tyre perverse politike. Ata dihet kush jane, ne nje kohe kur per vete dhe te afermit e tyre po presin te bejne te treten. Mjere kush i shkon nga mbrapa, sepse dihet perfundimi. Hyn ne universitet idiot dhe del dopio idiot.

    Përgjigju
  • Qobani: 18/10/2021 13:30

    Fukaraja ka shum marake,pritni pak sa ta hjekun lakmin,edhe kta din me punu për me u ba sa ma shum Njerzor

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë