Po mbahet dhe këtë të martë në Tiranë protesta e thirrur nga aktivistë dhe ambientalistë që janë kundër ndërtimit të resortit në Zvërnec.

Të mbledhur në Sheshin Skënderbej, protestuesit nisën të marshojnë drejt Kryeministrisë, ku kërkojnë anulimin e planit për të ndërtuar një resort në Zvërnec.

Në mesin e thirrjeve për heqjen dorë nga investimi, disa protestues i janë përgjigjur ftesës së kryeministrit Edi Rama për të bashkëbiseduar me një grup përfaqësues prej tyre. "Nuk ka dialog" është përgjigjia në kor e disa prej të pranishmëve në tubim.


Lajmi kryesor:

Protestë në Tiranë kundër resortit në Zvërnec! Rama thirrje për bashkëbisedim: Mblidhuni 20 vetë, të flasim! Protestuesit: S’ka dialog (VIDEO ME DRON)