Kryepolici Skënder Hita vizitën në Vlorë e ka nisur këtë të hënë në Prokurori. Hita po zhvillon në prokurori një takim me përfaqësues të saj.

Mendohet se arsyeja e vizitës së Hitës në Prokurorinë e Vlorës lidhet me ngjarjet zinxhir të zhvilluara ditët e fundit në zonën e Dalanit në Zvërnec. Pas prokurorisë, ai ka zhvilluar takime edhe në Drejtorinë Vendore të Policisë së Vlorës, ku vendosi pezulimin e drejtorit dhe hetimin e gjithë zinxhirit.


Lajmi kryesor:

Dhuna dhe spray ndaj protestuesve në Zvërnec, u hiqet licenca ‘Myrto Security’ e ‘Major Security’! Policia: Rojet private që morën zvarrë qytetarin nuk ishin të punësuar, i qëlluan edhe me gurë