27 protestues të tjerë janë vënë nën hetim nga Policia e Tiranës, për prishje të rendit publik e bllokimit të akseve rrugore, në shkelje të orarit dhe perimetrit të njoftuar për zhvillimin e tubimit.
Edhe në 2 ditët paraardhëse, policia ka proceduar qytetarë, 16 për protestën e 16 qershorit dhe 23 të tjerë për protestën e 17 qershorit, po për të njëjtat akuza.
Sipas bluve, këtë persona, dhe 13 protestuesit e tjerë, kanë nxitur me thirrje pjesëmarrësit që ta vijojnë tubimin përtej orarit të njoftuar në polici nga organizatorët prej orës 18:00 deri 22:00 dhe duke mos respektuar perimetrin e njoftuar për këtë tubim.
Sot protesta hynë në ditën e 19-të. Si nxitje shërbeu investimi i planifikuar për në Zvërnec ndërsa më pas qytetarët shpalosën të gjitha pakënaqësitë ndaj qeverisjes aktuale si dhe klasave të tjera politike në vend.
Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në lidhje me tubimin e zhvilluar më datë 18.06.2026, në Tiranë, janë identifikuar dhe proceduar penalisht 27 shtetas, të dyshuar të përfshirë gjatë tubimit, në veprime që cenojnë rendin dhe sigurinë publike.
Konkretisht, janë proceduar shtetasit:
G. S., 44 vjeç; E. M., 23 vjeç; A. H., 51 vjeç; K. Gj., 18 vjeç; R. M., 21 vjeç; M. D., 22 vjeç; A. Gj., 19 vjeç; E. Y., 21 vjeç; J. B., 26 vjeç; A. G., 26 vjeç; A. M., 38 vjeç; Th. D., 19 vjeç; K. D., 21 vjeç; E. M., 30 vjeç; A. M., 19 vjeç; I. H., 50 vjeç; B. H., 34 vjeç; Sh. B., 33 vjeç; V. D., 30 vjeç; R. S., 21 vjeç; E. Q., 21 vjeç; Xh. P., 27 vjeç; B. K., 35 vjeç; I. Rr., 29 vjeç; D. K., 31 vjeçe; E. K., 31 vjeçe dhe E. K., 32 vjeç.
Këta shtetas kanë shkaktuar pengim të qarkullimit të mjeteve të transportit, si dhe shqetësim për rendin dhe qetësinë publike, duke orientuar qytetarët pjesëmarrës në tubim, për të lëvizur në akse të shumta të kryeqytetit, në tejkalim të orarit dhe perimetrit të lëvizjes të njoftuar zyrtarisht.
Gjithashtu, është sekuestruar dhe 1 automjet.
Vijon puna për identifikimin dhe procedimin e shtetasve të tjerë, përgjegjës për veprime të kundërligjshme gjatë tubimit.
Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Tiranës, për veprime të metejshme.
Policia e Tiranës apelon për organizatorët e tubimit dhe pjesëmarrësit në të, që të respektojnë orarin dhe itinerarin e njoftuar për zhvillimin e tubimit, për të mos bllokuar lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe automjeteve, jashtë perimetrit të tubimit”, thuhet në njoftimin e policisë.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Komente









