Protesta për Zvërnecin është ndikuar nga Irani dhe vendet si Greqia që ndihen të kërcënuara nga hyrja e Shqipërisë në territorin e turizmit elitar, u tha Edi Rama socialistëve. Më tej, la vetëm dy rrugëzgjidhje: vendi të mos zhvillohet, ose të zgjedhë të pasurohet duke zgjedhur investimet e majme.
“Kam dëgjuar ca molotovarë që thonë nuk ka lidhje fare Irani këtu, kjo është një protestë bio. Protesta e atyre që janë shqetësuar për Zvërnecin është bio, por ajo që bëjnë vendet të cilat futen armiqësisht në trupin e një vendin tjetër, është shfrytëzimi i protestave bio, i mërzive, sëkëlldimeve bio dhe pastaj e dinë ata çfarë bëjnë se duhet të jesh idiot të mohosh përfshirjen e të vetmit vend armik të Shqipërisë, të Republikës Khomeiniste të Iranit. Nuk është e rëndësishme sa shumë ka lidhje të drejtpërdrejta një armik që futet përmes rrjeteve dixhitale dhe tenton të bëjë çorap vendin tënd. Nuk është si fijet që priten, por sesi të shfrytëzon ty për ta bërë çorap vendin tënd. Si shpjegohet që është hedhur përpjetë gjithë dynjaja që ka të bëjë në Greqi? Sepse jemi futur në territorin e një konkurrence të ashpër që ka vite që e zotëron këtë treg. O do të pranojmë që do të rrimë mbrapa, o do të vendosim që do të ecim për të kaluar në ligën e tyre përfundimisht. O do të praonojmë që Greqia, Kroacia, Mali i Zi do t’u ofrojnë mikpritje atyre që janë më të pasur dhe ne do të jemi vendi që do të vijnë me bukë me vete turistët, o do të bëhemi si Dubai në kuptimin e atraksionit për Lindjen e Mesme. Do t’i themi jo investitorit arab, mos hajde se ne kemi frikë të ëndërrojmë, të zhvillohemi, të rritemi, të pasurojmë vendin tonë? Me çfarë do ta bëjnë Shqipërinë këta patriotët, do të shesin flamuj, qeleshe apo shqiponja?”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
35-vjetori i PS, Rama: Shqipëria s’ka qenë kurrë në shitje, ejani verifikoni faktet! Projekti i Zvërnecit do ta kthejë në xhevahir të Mesdheut!






