GJENEVE - Aktorja italiane, Gina Lollobrigida do të shesë në ankand në Gjenevë disa nga stolitë e saj, bënë të ditur sot burime zyrtare vendase.
Bëhet fjalë për stoli të prodhuara nga "Bulgari" gjatë viteve '50 dhe '60 dhe që ishin pjesë e ekspozitës me të njëjtin emër e organizuar në Paris në fund të vitit 2010.
Javët e ardhshme, stolitë më të rëndësishme do të ekspozohen në Londër, Nju Jork dhe Romë para se të shiten në Gjenevë më 14 maj.
Aktorja italiane, e cila ka lindur në vitin 1927, ka vënë në shitje rreth 22 stoli duke përfshirë vathë me perla dhe me gurë të çmuar me një vlerë prej 0,6 dhe 1 milionë dollarë si dhe një unazë me diamant, që arrin të njëjtën vlerë.
(atsh/ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com