LUGANO - Lojtari i kombëtares shqiptare të futbollit, Armando Sadiku ka nënshkruar një kontratë të re dhe nga 1 janari 2014 do të jetë futbollist i Zyrihut, në ligën e parë zviceriane. Lajmi është bërë i ditur nga media zviceriane, sipas të cilëve, klubi i futbollit, Lugano ka pranuar ofertën e ardhur nga kjo skuadër.
Pasi të mbyllet faza e parë, sulmuesi kuqezi do të udhëtojë në Zyrih dhe do të nisë mini-përgatitjen me këtë skuader. Brenda marrëveshjes përfshihet edhe një klauzolë se në rast se Zyrihu e shet në të ardhmen, fiton një përqindje të vogël nga paratë edhe skuadra e Luganos.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com