Zvicër, eklipsi i pjesshëm hënor në qiellin e Gjenevës (VIDEO)

Një hënë e gjysmë e përgjakur ndezi qiellin e Gjenevës natën e të martës gjatë eklipsit hënor.

Vendasit e ekzaltuar mund të shihnin dhe të shkrepnin aparatet fotografik për të patur një kujtim të hënës spektakolare, e cila shkëlqeu me një ngjyrë të artë.

Ngjarja qiellore filloi në ora 22:00 me orën lokale dhe arriti maksimumin e saj rreth orës 23:30.

Hëna kaloi pas tokës dhe hijes së saj, duke u shfaqur në një ngjyrë të kuqe gjaku.

Eklipsi i pjesshëm i Hënës do të jetë i dukshëm në Evropë, Afrikë, Azi, Australi dhe Amerikë Jugore.

Eklipsi hënor koinçidoi me 50 vjetorin e fillimit të uljes së anijes kozmike Apollo 11.

Udhëtimi përfundoi katër ditë më vonë kur astronauti amerikan Neil Armstrong u bë njeriu i parë që shkeli në sipërfaqen e Hënës.


/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Nuk hani mëngjes? Ja dëmet që i shkaktoni shëndetit tuaj duke shmangur këtë vakt të rëndësishëm

Nuk hani mëngjes? Ja dëmet që i shkaktoni shëndetit tuaj duke shmangur këtë vakt të rëndësishëm