Zvicër/'Po i afrohemi tokës, mund të vdesim' kur euforia kthehet në horror, pasi kupton se parashuta nuk hapej/VD

Zvicër/'Po i afrohemi tokës, mund të vdesim' kur euforia kthehet në horror, pasi kupton se parashuta nuk hapej/VD

GJatë hedhjes me parashutë

Ky është momenti kur euforia e një vajze gati u kthye në një horror të pastër, pasi ajo u gjend centimetra larg vdekjes, pasi parashuta e saj dështoi të hapet, gjatë “hedhjes” të saj të parë.

Sipas mediave të huaja, Emma Carey, 25, ka thënë se kur ishte hedhur në një nga rrugëtimet e saj në Zvicër në vitin 2013, mban mend se ishte ndjenja më e pabesueshme.
Gjithsesi, Carey tha se ajo nuk ishte e sigurt se çfarë e priste pasi ishte “kërcimi” i saj i parë me parashutë.

Ndjeja që na ngadalësuam pak, por parashuta nuk ishte mbi ne ku duhej të ishte dhe instruktori im nuk po më përgjigjej. Sa më afër arrinim në tokë, kuptova se diçka vërtet nuk shkonte – se ishim në rrezik të madh.

 Emma Carey, e aksidentuara nga hedhja me parashutë

Siç ka rrëfyer ajo, parashuta ishte ngatërruar dhe kishte zënë frymën instruktorit të saj, të cilit i kishte rënë të fikët. Ata po hidheshin në drejtim të tokës, me parashutën e tyre vetëm pjesërisht të hapur.

Momente më vonë, u gjenda e shtrirë me fytyrë poshtë në tokë me një njeri të pavetëdijshëm të ngjitur në kurrizin tim. Të gjitha mendimet që kalonin përmes mendjes sime ishin aq krejtësisht të kundërta dhe surrealiste për mendimet që kisha vetëm një orë më parë kur isha një vajzë 20-vjeçare e lumtur, duke shijuar në mënyrë naive aventurën.

 Emma Carey, e aksidentuara nga hedhja me parashutë

Carey ishte në spital për katër muaj pas aksidentit dhe kishte për të kapërcyer një lëndim të palcës kurrizore.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë