Zvicra lehtëson masat anti-COVID, s'kërkohet pasaportë vaksinimi dhe test PCR, rregullat e reja që futen në fuqi nga nesër

Zvicra lehtëson masat anti-COVID, s'kërkohet pasaportë vaksinimi dhe test PCR, rregullat e reja që futen në fuqi nga nesër

Nga data 17 shkurt nuk do të jetë më e nevojshme një pasaportë COVID apo një test negativ për të udhëtuar drejt Zvicrës. Ky vendim u mor ditën e sotme në mbledhjen e zhvilluar nga Këshilli Federal, që e argumentuan me situatën pozitive të koronavirusit në vend, ku numri i shtrimeve në spital është ulur ndjeshëm.

Ndërkohë, pasaporta anti-COVID nuk do të kërkohet më as në bare, restorante apo ambiente të tjera publike. Mbajtja e maskave në ambientet e punës si edhe aplikimi i punës nga ambientet e shtëpisë për pozicionet që ishte e mundur nuk do të aplikohet më.

Deri në fund të marsit do të mbetet në fuqi mbajtja e maskave në transportin publik dhe në spitale me qëllim që të mbrohen grupet e rriskuara.

Karantinimi për personat e infektuar me COVID-19 do mbetet në fuqi deri më 31 mars, por kjo masë do të rishqyrtohet në varësi të situatës epidemiologjike. Këshilli Federal tha se në 1 prill pritet që vendi të rikthehet normalitetit dhe nuk do të zbatohet më asnjë masë anti-COVID.

Autoritetet shëndetësore do të vazhdojnë të lëshojnë certifikata anti-COVID për qytetarët zviceranë, për t’iu mundësuar atyre udhëtimin në vendet e BE-së.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi