Zvicra mund të përfaqësohet nga një shqiptar në Eurovizion (VIDEO)

Zvicra mund të përfaqësohet nga një shqiptar në Eurovizion (VIDEO)

Gjon Muharremaj

Ekziston mundësia që Zvicra të përfaqësohet në Euroovizion nga një shqiptar.

Më datën 4 të muajit mars, Zvicra do të shpallë fituesin e festivalit që do të përfaqësojë vendin në eventin muzikor të “Eurovision”.

Sipas medias së huaj, një ndër emrat më të preferuar është edhe Gjon Muharremaj, i njohur nga të gjithë me emrin e artit si Gjon’s Tears.

Ai do të konkurojnë për të arritur në Eurovizion me këngën “Repondez-moi”.

Në rrejte sociale ai ka shumë fansa që e mbështesin dhe e duan.

Këngëtari ka lindur në Zvicër nga dy shqiptarë, nëna nga Shqipëria dhe babai nga Kosova.

Gjoni bëri për herë të par publikun për vete në vitin 2010  me pjesëmarrjen në “Albanian’s Got Talent” kur ishte ishte akoma i vogël, në moshën 12-vjeçare.

Ai gjithashtu ka konkuruar edhe në “The Voice” në Zvicër, duke i dhënë një emocion të paparë skenës me zërin e tij.

Gjon ka publikuar edhe një këngë me titull "Babi" më 6 shkurt të vitit 2019.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • SHQIPE: 01/03/2020 09:23

    Pac suksese ne jete.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'