Zvicra barazoi 1-1 kundër Austrisë në miqësoren e fundit para Kampionatit Evropian “Gjermani 2024”. Në St. Gallen, austriakët kaluan në epërsi 0-1 që në minutën e pestë.
Pas një topi të humbur nga Zvicra, Christoph Baumgartner u hodh në kundërsulm. Pasi vrapoi më shumë se gjysmën e fushës, ai mposhti lehtë portierin e Zvicrës, Yann Sommer.
Zvicra barazoi në minutën e 26-të. Ruben Vargas bëri një goditje nga krahu, ku portieri austriak nuk e kontrolloi topin si duhet dhe Silvan Uidmer përfitoi duke shënuar nga afërsia për 1-1.
Granit Xhaka ishte kapiten i Zvicrës. Ai u ndëshkua me karton të verdhë dhe luajti deri në minutën e 77-të, ndërsa Xherdan Shaqiri u aktivizua në minutën e 66-të. Në stol te Zvicra qëndroi Ardon Jashari.
Zvicra ndeshjen e parë në Europian e ka më 15 qershor, ku luan ndaj Hungarisë në Koln.