Zvicra voton 'jo' për kufizimin e lëvizjes së lirë me BE

Foto ilustruese

ZVICËR- Zvicra i tha sot “jo” me shumicë të madhe votash nismës së të djathtës populiste për të kufizuar emigracionin e shtetasve të Bashkimit Europian, sipas Exit poll-ve të lëshuara menjëherë pas mbylljes së votimeve.

“Votuesit refuzuan me 63% të votave të ashtuquajturën nismë kufizimi të nisur nga UDC, partia kryesore e vendit”, tha Institutit i Sondazheve “gfs-Bern”.

Nisma e UDC, e cila konsideron se Zvicra po vuan nga emigracioni i pakontrolluar dhe joproporcional dhe se vendet e punës janë të kërcënuara, synonte t’i jepte fund Marrëveshjes për Lëvizjen e Lirë të Personave (AFMP) me Bashkimi Europian, e nënshkruar në vitin 1999. 

Aktualisht në konfederatën e kantoneve pothuajse 25% e 8 milionë banorëve janë të huaj që vijnë nga Bashkimi Europian, mes të cilëve ka edhe shumë shqiptarë.

B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Platforma 'Deputeti që duam' dhe votim nga anëtarësia, a e mbështesni mënyrën si partitë po zgjedhin kandidatët?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

'Gaxhait' të Vlorës, i shtohet një dënim me 1 vit burg, për futjen e telefonit në qeli