Memoriali i ngritur për viktimat e zjarrit të natës së Vitit të Ri në një disko në vendpushimin zviceran të skive Crans-Montana, u përfshi nga flakët të dielën në mëngjes. 

Memoriali i përkohshëm përbëhej nga një tendë e bardhë, ku ishin vendosur qindra qirinj, lule, letra dhe arusha lodër. Ato ishin lënë aty për të kujtuar 41 personat që humbën jetën në zjarrin e rënë në diskon Le Constellation.

Sipas policisë, zjarrfikësit e thirrur në vendngjarje arritën të shuanin shpejt flakët ndaj nuk pati të lënduar.

Në tragjedinë e Crans Montanës humbën jetën 41 persona dhe u plagosën mbi 100 të tjerë. Disa prej tyre u lënduan rëndë dhemë shumë se pesë javë pas ngjarjes, ndodhen ende në kujdes intensiv për djegie serioze dhe helmim nga tymi.