Zv.kryeministri italian,Tajani: Italia ka një rol për të luajtur në rindërtimin e Ukrainës

Zv.kryeministri italian,Tajani: Italia ka një rol për të luajtur në rindërtimin e Ukrainës

1692303676_antoniotajaniitali.jpg

Zëvendëskryeministri Antonio Tajani, i cili ishte i ftuar në Radio Anch'io në Radio 1, tha se Italia gjithashtu kishte një rol për të luajtur në nivel ndërkombëtar dhe ata do të ndihmonin në rindërtimin e Ukrainës.

Tajani tha se ata duan t’i japin Odesës një sinjal kulturor, duke rindërtuar pjesërisht katedralen e shkatërruar nga sulmet ruse.

“Italia gjithashtu ka një rol për të luajtur në nivel ndërkombëtar dhe ne do të jemi pjesë e rindërtimit të Ukrainës, është një çështje e pranisë industriale, por ne duam t'i japim edhe Odesës një sinjal kulturor, me idenë për të rindërtuar pjesërisht katedralen e shkatërruar nga sulmet ruse”, tha Tajani.

Ai gjithashtu tha se Odessa ka një gjurmë të fortë kulturore italiane dhe përfaqëson një mundësi në rindërtimin e bizneseve italiane në një vend kandidat për në BE.

“Odessa ka një gjurmë të fortë kulturore italiane dhe përfaqëson një mundësi në rindërtimin e bizneseve tona në një vend kandidat për në BE dhe që do të jetë pjesë e tregun e përbashkët.Ne kemi për detyrë të jemi të pranishëm”, tha Tajani.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Blinken njofton paketën 1 mld dollarë për Ukrainën! Moska kundër SHBA për furnizimin e Kievit me municione uraniumi: Akt çnjerëzor


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Aksident i trefishtë në aksin Pogradec- Korcë! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, shkak shpejtësia dhe lagështia në rrugë

Aksident i trefishtë në aksin Pogradec- Korcë! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, shkak shpejtësia dhe lagështia në rrugë