Zv.ministri i Energjitikës për Report Tv: I siguroj qytetarët që për të paktën 3-4 vite nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë

TIRANË- Për të paktën 3-4 vite, shqiptarët nuk do të njohin një rritje të çmimit të energjisë elektrike, përtej krizës globale. Ka qenë vetë zv.ministri i Energjitikës, Ilir Bejtja në studion e Report Tv që u ka dhënë siguri qytetarëve, duke thënë se nuk do të preken nga kjo krizë as familjet dhe as biznesi i vogël. 

"Të jenë të sigurt të gjithë ata që janë biznes i vogël të lidhura me tension të ulët dhe qytetarët,  që në një të afërme të afërt, nuk do jenë subjekt i ndryshimit të tarifave, e kam fjalën për 3-4 vjet, nuk kemi ndryshime të tilla, Shqipëria do të përdorë të gjitha potencialet energjetike, që të marrin energjinë me çmimin që kanë pasur", tha ai.  

Betja ka komentuar në studion e Report Tv debatin që pati mesditën e sotme në Komisionin e Ligjeve, me sekretarin e përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi. Sipas tij, e gjitha nisi sepse demokrati e quajti "hajdut", e ndërsa sqaroi edhe se përse i kujtoi Bardhit vrasjen e Aleksandër Xhuvanit në Elbasan nga struktura e armatosur që PD kishte ngritur para zgjedhjeve "për të mbrojtur votën e lirë".

"Për disa njerëz t'i thuash hajdut është privilegj, për mua është sakrilegj, dhe nuk e toleroj askujt që të më ofendoj. Ai mua më ka vjedhur një mik, një shok të fëmijërisë, një doktor, një mjek, la një vajzë pa babanë e vet, me duart në xhepa e ka vrarë, kam parë dhe reagimin e zotit Bardhi, dhe në asnjë herë ai nuk ka dalë që të thotë distancohet, ai nuk e ka bërë këtë, dhe pastaj të drejtojë gishtin te të tjerë", tha ai.

Një përgjigje e ka pasur për të gjithë opozitën, të cilët njëzëri e quajnë krizën energjetike si krizë menaxhimi, e ndërsa tha se rasti i ikjes së dritave në Komision, tha se nuk është aspak çudi pasi mund të ketë defekte në kabinë, por që sipas tij, u rikuperua menjëherë.

"Mund të ndodh, një defekt, një masë, një shkëndijë elektrike, nuk pretendojmë që nuk ikin dritat, por të mos kemi zgjatje që njerëzve mund të shkaktojnë dëme, se jemi në pandemi, njerëzit marrin oksigjen dhe mund të rrezikojmë jetë njerëzish. Janë të pabaza, e kemi menaxhuar situatën, edhe ndërhyrja e emergjencës ka qenë perfekte, dhe nuk kemi ndikuar në bilancin energjetik të qytetarët", përfundoi zv.ministri

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Faruku: 26/10/2021 19:31

    Si e ben llogarite o zoteri. Po thua se nuk do rritet cmimi per te gjithe 40%, por vetem per biznesin e madh 60%. ????????????????. Biznesi i madh ndikon te cmimmet e gjithe zinxhirit te mbijeteses dhe reflekton me rritje cmimesh. Ju po thoni qe nuk jua fusim direkt ne, por do i themi shokeve tane thua fusin. Mjere ajo pjese e njerezve qe nuk e kuptojne. Do ishte me e ndershme qe te procedohej si gjithe vendet, rritje cmimi per te gjithe dhe rimbursim. Lum si ju qe keni gjet formulen per te bere heroin duke ja futur indirekt. ????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan